Prejse do të votohet Ligji për mbrojtje shëndetësore me ndryshimet dhe plotësimet, pacientët në spitalet private të cilët mjekohen nga Kovid-19, nëse është kompleks mjekimi dhe zgjatë gjatë, shuma maksimale që duhet ta paguajë është 300 mijë denarë, informon sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
“Bëhet fjalë për shumë që pacientët e paguajnë në spitalet private, ndërsa atje kanë shkuar me vullnetin e tyre për t’u mjekuar, ashtu siç e bëjnë tani, ndërsa paguajnë shumë të madhe parash. Nëse duhet ne t’i shfrytëzojmë si shtet resurset e spitaleve private, atëherë për ato resurse nuk paguajmë kurrfarë kompensimi ndaj spitaleve private, ndërsa Fondi e ndërmer shërbimin e pagesës. Situatë të tillë tani për tani nuk ka”, sqaroi Filipçe pas kërkesës së gazetarëve prejse sot e vizitoi Arenën “Boris Trajkovski” ku në vijim është vaksinimi kundër koronavirusit.
Sipas tij, çmimet për mjekim, kuadri dhe shfrytëzimi i kapaciteteve të spitaleve private nëse duhet edhe të shfrytëzohen kapacitetet shtetërore për mjekim, janë çështje në lidhje me mjekimin nga KOVID-19 në spitalet private.
Në lidhje me kapacatitetet për mjekim, informon Filipçe, janë përballur me probleme të caktuara sipas Ligjit për gjendje të krizës, fund i dimensionuar i bazës së projeksioneve tjera që të shfrytëzohen resurse tjera si mekanizmi, makineritë etj, ndërsa jo spitale dhe kuadër.
“Në atë drejtim një nga plotësimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore është gjithë ajo që bëhet pa kompensim, ndërsa jo siç parashikonte ai ligj për menaxhim me krizat. Me atë u përballëm kur biseduam herën paraprake për shfrytëzim të kapaciteteve të spitaleve private me 30 për qind, dhe rëndë ishte të pranohen sepse ka të bëjë me spitalet. Më tutje për ndalesë të kuadrit nga shëndeti publik të kalojë në atë privat gjatë gjendjes së shpallur të krizës ose pandemisë nga sëmundjet ngjitëse dhe më tutje çmimin që pacientët vetë e paguajnë privat që të kufizohet në nivel të çmimit të pakove që Fondi për sigurim shëndetësor e paguan ndaj Institucioneve Shëndetësore Publike. Ai çmim mbërrin prej 40 deri në 300 mijë denarë në varësi të llojit të mjekimit gjegjësisht nëse ai mjekim është intensiv gjegjësisht shfrytëzohet aparati respirator ose jo”, deklaroi ministri i Shëndetësisë Filipçe.