Sot sërish kemi trend të zvogëlimit të numrit të rasteve të reja me Kovid-19. Numri i rasteve të sapodiagnostikuara është rreth 1000, që konfirmon se kurba epidemiologjike është në ulje të vazhdueshme dhe ky është informacion i mirë. Kjo do të thotë se masat në kuadër të parashikimeve po i japin rezultatet e veta, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Theksoi se presioni në spitale akoma është i madh dhe duke e pasur parasysh atë që akoma ka numër të madh të të diagnostikuarve.
“Në të gjitha institucionet publike shëndetësore në pajtim me oraret dhe risistemimin e pacientëve ka shtretër të lirë spitalorë edhe në Shkup edhe në Klinikat Interne edhe në qendrën për kovid në Entin për rehabilitim në Kozle, si edhe në qytetet e tjera. Do të bëhet risistemim i pacientëve prej qyteteve të tjera nëse është nevoja. Në këtë moment të stërngarkuara janë spitalet në Kumanovë dhe në Manastir edhe atë në nivel ditor jemi duke e menaxhuar”, tha Filipçe.
Ai potencoi se vaksinimi po zhvillohet mirë dhe bashkë me ditën e djeshme afro 30.000 qytetarë janë vaksinuar.