Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ngriti aktakuzë kundër një shtetasi 72 vjeçar nga Republika e Turqisë i cili akuzohet se ka kryer vepër penale – falsifikim të dokumenteve nga neni 378 pargrafi 1 i Kodit penal, prejse në aeroportin e Shkupit ka treguar vërtetim të falsifikuar për PCR test.
“Më 9 prill, në vendkalimin kufitar të Aeroportit ndërkombëtar Shkup, i akuzuari ka përdorur si të vërtetë një dokument të rremë – certifikatë mjekësore për PCR test negativ të SARS-COV-2 virusit. Edhe pse e ka ditur se dokumenti është i rremë, gjegjësisht që më 7 prill nuk është testuar në laboratorinë e përmendur në Shkup, ai ka bërë përpjekje ta braktisë shtetin, duke e përdorur certifikatën para prsonave zyrtar të autorizuar të aeroportit”, thuhet në kumtesën e PSP-së.
Për veprën e njëjtë penale, nformojnë nga PSP, është ngritur procedurë edhe kundër dy shtetasve të Maqedonisë, një burrë dhe një grua nga Çegrani, të cilët me vërtetim të rremë për PCR test negativ kanë bërë përpjekje ta lëshojnë shtetin më 13 mars. Për to Prokurori publik kompetent deri te Gjykata dorëzoi Propozim për dhënie të urdhëresës pagesore me të cilën Gjykatës i propozoi t’u caktojë dënim në para prej nga 100 gjoba ditore, ndërsa vlera individuale e gjobës ditore të përcaktohet në 20 euro në kundërvlerë të denarit.