Ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme Radmilla Shekerinska dhe Bujar Osmani do të marrin pjesë në video takim të Këshillit Veriatlantik të NATO-s ku janë ftuar ministrat e mbrojtjes dhe të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.
Në takim do të marrin pjesë edhe sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken si dhe sekretari i Mbrojtjes Lod Ostin, të cilët arritën në Bruksel në takim me sekretarin e përgjithshëm të NATOs-, Jens Stoltenberg.
Temë e takimit janë prioritetet e përbashkëta të aleatëve të NATO-s në sigurinë globale. Afganistani, aktivitetet ruse të drejtuara drejt Ukrainës, dhe çështje të tjera për të cilat vendet anëtare do të mbajnë raund të jashtëzakonshëm të konsultimeve.