Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer me Slloveninë, midis dy MPB-ve, në drejtim të mbështetjes sonë në luftën kundër emigrimit ilegal, por edhe për rrugën tonë drejt BE-së, shënoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.
“Në takim me sekretarin shtetëror pranë MPB-së të Republikës së Sllovenisë, Kangler, u falënderua për mbështetjen e nëpunësve policor slloven për kontroll të përforcuar të kufirit tonë jugor përmes operacioneve të përbashkëta, si dhe për donacionet, para se gjtihash në pajisje për aktivitete të veçanta të policisë sonë”, publikoi Spasovski.
Ai porositi se si MPB mbesin të përkushtuar në agjendën e vendosur për bashkëpunim të ndërsjellë me Slloveninë, me qëllim të përparimit të mëtutjeshëm në të gjitha fushat nga interesi reciprok.