Kompanitë e industrisë për organizimin e ngjarjeve sot protestojnë para Qeverisë me kërkesë të gjendet zgjidhje për gjendjen në këtë sektor i cili për shkak të pandemisë dhe kufizimeve për punë shënon ulje prej 62 për qind.
Nga Asociacioni i kompanive të industrisë për organizimin e ngjarjeve IVAP thonë se ajo që Qeveria këtyre ditëve e prezenton si ndihmë, as nuk është ndihmë as nuk është planifikuar të përfshihen të gjitha kompanitë e involvuara.
“Sipas statistikës zyrtare të Regjistrit qendror, sektori ynë ka ulje të qarkullimit prej 62 për qind për vitin 2020 dhe kjo është ulja më e lartë me industritë e tjera. Kompanitë tona janë para kolapsit”, theksuan nga Asociacioni IVAP.
Që atje paralajmëruan se protestat do të zhvillohen në vazhdimësi, çdo ditë prej orës 12:00 deri në orën 15:00, deri në arritjen e, siç thonë, vendimit të pranueshëm dhe të qëndrueshëm të përbashkët.