Mbi 600 gazetarë dhe punonjës medial sot prej orës 8:20 deri në orën 10:30 do të vaksinohen në sallën “Boris Trajkovski”. Ata janë gazetarë të cilët u paraqitën në thirrje dhe I përmbushën kushtet për të hyrë në grupin e parë të vaksinimit. Në këtë grup bëjnë pjesë personat mbi 40 vjeç apo ata të cilët kanë sëmundje kronike.
Sipas Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), të gjithë 631 gazetarët dhe punonjësit medial kanë marrë informatë për terminin e saktë për vaksinim në adresat e tyre elektronike.
“Personat të cilët janë paraqitur në thirrjen e parë, e të cilët nuk I përmbushën kushtet për këtë faze të vaksinimit, si dhe të gjithë gazetarët dhe punonjësit e tjerë të interesuar do të merren parasysh për rrethin e dytë të vaksinimit që pritet të ndodhë së shpejti. E njejta vlen edhe për të gjithë ata të cilët u paraqitën pas skadimit të afatit për paraqitje në këtë faze të vaksinimit”, thonë nga SHGM.
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve medial (SPGPM) u rekomandojnë personave përgjegjës në mediume në ditën e vaksinimit, si dhe ditën e ardhshme t’I lirojnë gazetarët dhe punonjësit medial nga obligimet e punës.
Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 669.141 testime për Kovid-19. Numri I përgjithshëm I personave të diagnostikuar me Kovid-19 prej fillimit të epidemisë është 141.844, numri i pacientëve të shëruar është 116.780, I të vdekurve 4.228, ndërsa numri I rasteve aktive është 20.836.
Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 687 raste të reja nga 3.050 testime. U shëlruan gjithsej 1.347 pacientë, ndërsa vdiqën 46 persona. Nga pacientët e vdekur, 43 kanë vdekur në kushte spitalore, ndërsa 3 në kushte shtëpiake.
Numri I përgjithshëm I pacientëve pozitivë dhe suspektivë me koronavirus të cilët po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet e vendit është 1.699 dhe ka rreth 340 shtretër të lire spitalorë nëpër kovid qendra. Prej tyre, 703 persona po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, ndërsa në spitalet në brendësi gjithsej 996 pacientë.
Nga Ministria e resorit potencojnë se të gjitha repartet e spitaleve klinike disponojnë me vende spitalore drejt ët cilave ka qasje me oksigjen. Ministria ka qasje në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë repartet do të zgjerohen plotësisht.
Kompetentët edhe më tej bëjnë thirrje për tejkalim më të shpejtë të pandemisë së koronavirusit qytetarët të vaksinohen dhe të respektohen masat për mbrojtje.