Ne korridorin 8 jemi duke investuar në projekte infrastrukturore me vlerë rreth 2.5 miliardë euro dhe ato janë një sinjal i qartë edhe për bashkëqytetarët tanë, fqinjët në rajon, por edhe në Evropë që ne po investojmë në të ardhmen , tha sot, zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike Fatmir Bytyqi, i cili së bashku me zëvendëskryeministrin për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, Lupço Nikollovski dhe Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski i inspektuan aktivitetet ndërtimore në Autostradën Rankovce-Kriva Pallankë.
Zëvendëskryeministri Bytyqi deklaroi se vetëm në pjesën verilindore të vendit tonë, në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, ekzistojnë projekte me vlerë 700 milion euro, të cilat përfshijnë ndërtimin e kësaj autostradë, zgjerimin e rrugës nga Kriva Pallanka në Deve Bair dhe rehabilitimin e rruga nga Kumanova në Stracin, por edhe ndërtimi i hekurudhës nga Kumanova në kufirin me Bullgarinë.
Ai theksoi se në mënyrë aktive punohet edhe në pjesën perëndimore të Korridorit 8, ku pjesa e autostradës Kërçovë – Ohër tashmë është në ndërtim e sipër me vlerë rreth 600 milion euro, dhe është planifikuar të ndërtohet ose rindërtohet plotësisht një zgjidhje e autostradës për Kafasan – Trebenishta dhe Tetovë – Kërçovë, për të cilën, besojmë se do të jetë një zgjidhje me të cilën njëherë përgjithmonë do të përfundoget korridori 8 dhe do të sigurojmë lidhje me dy vendet fqinjë.
-Po ashtu, Korridori 8 hekurudhor në pjesën perëndimore të vendit është planifikuar të ndërtohet me një seksion të ri nga Kërçova në Lin për të cilin tashmë kemi projekt të gatshëm me një projeksion prej rreth 500 milionë euro, ndërsa për të cilin tashmë kemi filluar të komunikojmë me institucionet financiare ndërkombëtare për sigurimin e mjeteve. Të gjitha këto projekte në Korridorin 8, të cilat vlejnë rreth 2.5 miliardë euro, janë një sinjal i qartë për bashkëqytetarët tanë, fqinjët në rajon, por edhe në Evropë se po investojmë në të ardhmen. Ky është investimi ynë dhe prova e angazhimit të fortë për të krijuar një rrjet transporti cilësor dhe të sigurt për një Maqedoni të Veriut të begatë, për bashkëpunim më intensiv rajonal dhe për një jetë më të mirë të qytetarëve tanë”, tha Bytyqi.
Zëvendëskryeministri Nikollovski tha se rruga e shpejtë Rankovcë – Kriva Pallankë përfshin dy pjesë, të cilat në kushte pandemike dhe në vështirësi po rindërtohen me dinamikë të shtuar.
Këto projekte, së bashku me projektet e planifikuara dhe tashmë të implementuara të infrastrukturës në rajon, duhet të mundësojnë rritje të përshpejtuar dhe lidhje dhe integrim të plotë dhe përfundimtar të verilindjes, e cila, theksoi ai, ishte harruar për dekada.
Ministri Boçvarski theksoi se ata janë duke punuar në një arterie rrugore shumë të rëndësishme në pjesën verilindore të vendit në Korridorin 8. Investimi i përgjithshëm në këtë autostradë prej 25 km është 58 milion euro, i cili, siç tha ai, ofron potencial të madh ekonomik për këtë pjesë e vendit.
“Vetëm në këtë pjesë në të cilën marrim pjesë sot investimi është mbi 30 milionë euro. Pjesa është nga Kriva Pallanka deri në Globoçicë”, ka thënë Boçvarski.
Boçvarski theksoi se vendi ka një angazhim strategjik për ta ndërtuar dhe modernizuar të gjithë Korridorin-8, i cili është një nga dy korridoret pan-evropiane në vend dhe e lidh lindjen dhe perëndimin. Siç tha ai, ne vëmë fokus të veçantë pikërisht në ndërtimin dhe modernizimin e këtij korridori, i cili është me interes kombëtar.
Ai kujtoi se është nënshkruar Memorandum për bashkëpunim me konsorciumin amerikan për ndërtimin e Korridorit -8, ndërsa ajo janë pjesët nga Tetova – Gostivar – Bukojçan, Trebenishtë – Strugë – Kafasan dhe Prilep – Manastir. Theksoi se ata janë duke punuar në mënyrë aktive në të gjitha projektet, aktualisht është duke u punuar në 17 rrugë me rreth 300 kilometra dhe një vlerë prej rreth 825 milionë euro në infrastrukturën rrugore, ndërsa është duke u punuar edhe në projekte të tjera kapitale në gazifikim, furnizim me ujë dhe kanalizime në të gjithë vendin.