Këtë mëngjes kam pasur koordinim të rregullt me drejtorët e klinikave, kovid qendrave në Shkup. Numri i hospitalizimeve është zvogëluar këto ditë, por pajisje të tjera janë përgatitur në spitale si në Shkup ashtu edhe në të gjithë vendin, njoftoi sot në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Ballafaqimi me këtë valë të tretë, e cila është shumë e fortë, thekson ministri, është jashtëzakonisht e vështirë, jo vetëm në vendin tonë, por kudo në Evropë.
”Sipas analizës epidemiologjike, faktori R0 ka rënë nën 1 dhe shpresojmë që të mbetet i tillë. Ne mbetemi të kujdesshëm, virusi është i paparashikueshëm dhe i fshehtë”, shkroi Filipçe.