ashmë filloi votimi për ligjet e pakos së katërt dhe të pestë të masave ekonomike për mbështetjen e ekonomisë dhe të qytetarëve nga pandemia me koronavirusin, ndërsa me zgjidhjen e amendamenteve të kompanive u jepet mundësi deri më 15 prill të aplikojnë për masat për mbështetjen e pagave të të punësuarve për shkurtin dhe për marsin, paralajmëroi sot ministri i Financave, Fatmir Besimi.
“Me qëllim që të ulen procedurat administrative lidhur me realizimin e masës, tani kompanitë mund të aplikojnë me një aplikacion për dy muajt. Me këtë konsiderojmë se do të mund të realizohet masa pasi institucionet dhe DAP janë të gatshme ta realizojnë menjëherë pasi të sillet nga Kuvendi”, tha Besimi në përgjigjen e pyetjes në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.
Për pohimet e opozitës se pushteti i ka rritur akcizat e derivateve të naftës për ta mbushur Buxhetin, Besimi tha se mallrat me akciza janë vetëm një pjesë e të ardhurave të buxhetit.
“Realizimi i Buxhetit nuk bazohet vetëm në mallrat me akciza, por në përgjithësi të gjitha zërat e të ardhurave në Buxhet dhe tek të gjitha tatimet dhe kontributet, përfshirë edhe taksat importuese dhe akcizat”, saktësoi Besimi.