Ne ekzistojmë si shtet që të ndihmojmë dhe të jemi në ndihmë dhe kjo është arsyeja pse të gjithë operatorët ekonomikë që do të mbyllen këto dy javë për shkak të valës së tretë të krizës së koronës do të mbulohen nga masa të reja, tha sot kryeministri Zoran Zaev.
“Aktualisht, prirotet është shëndeti dhe mbrojtja e shëndetit të qytetarëve. Për të gjitha dëmet në ekonomi, si dhe deri më tani, shteti do të dalë në vigjilje. Për ne në Qeveri, çdo injeksion parash për të ndihmuar ekonominë, punëtorët, likuiditetin e tyre, konsumi na kthen në Buxhet para. Është e planifikuar të mbulohet një përqindje e të ardhurave të gjeneruara në tre muajt e parë të këtij viti në formën e ndihmës së drejtpërdrejtë”, tha Zaevi në përgjigjen e pyetjes së një gazetari në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri.
Ai theksoi se ashtu si në gjendjen e jashtëzakonshme, objektet gastronomike që bëjnë dërgesa mund të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe pas orës policore me lejet adekuate për të lëvizur.
“Për më tepër, gjatë ditës ata mund të shesin ushqim dhe pije nga banaku, merre me vete pa shërbyer në lokale. Kjo sigurisht do të lejojë që shumica e tyre të vazhdojnë të punojnë pjesërisht”, tha kryeministri.