Në ditën e parë të mbylljes dyjavore, të gjitha objektet hotelierike në të gjithë vendin, si dhe restorantet dhe kafenetë në hotele, motele, hostele, konvikte dhe objekte të tjera akomoduese, me qëllim të parandalimit dhe mbrojtes së qytetarëve nga Kovid- 19, Qeveria dje njoftoi masa të reja për të ndihmuar këta operatorë ekonomikë.
“Për momentin po shqyrtojmë disa modele që do të bazohen në mbulimin e një pjese të të ardhurave të realizuara në muajt e fundit. Sigurisht për krahasim duhet të marrim muaj me të cilët mund të simulojmë se sa këto të njëjtat do të realizojnë të ardhura nëse kjo mbyllje nuk ndodh. Për momentin, përparësia është shëndeti dhe mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, për të gjitha dëmet e shkaktuara në ekonomi, si edhe më parë, shteti do t’ju ndihmojë”, theksoi zëvendëskryeministri Bytyqi në publikimin.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi mbrëmë në pjesëmarrjen e tij në Televizioni Sitel theksoi se do të ketë mbështetje të drejtpërdrejtë financiare në formën e granteve për gastronomët të cilët me rekomandimin e Komisionit për Sëmundjet Infektive janë të mbyllura, gjegjësisht nuk pranojnë vizitorë.
Modeli sipas të cilit ata do të mbështeten tashmë është bërë dhe pas konsultimit me Odat dhe shoqatat për turizmin dhe hotelierinë, masat do të publikohen javën e ardhshme, theksoi Bekteshi
Ai theksoi se modeli se si do të mbështeten gastronomët tashmë është bërë, do të merren parasysh të ardhurat e realizuara në tre muajt e parë të këtij viti dhe sipas të ardhurave që ata kanë realizuar, siç tha ministri, një pjesë e atyre të ardhurave do të mbulohen nga shteti në formën e grantit të drejtpërdrejtë për secilin objekt hotelierik i cili është i mbyllur.
“Masat do të publikohen në fillim të javës së ardhshme në përputhje me analizën dhe mundësitë në Buxhet, ne do t’i thërrasim të gjitha shoqatat e hotelierëve si dhe Odat dhe do të përcaktojmë një përqindje të caktuar të mbështetjes financiare”, deklaroi Bekteshi.
Ai u kërkoi punëdhënësve të mos pushojnë punëtorët nga puna, pasi do të arrijë mbështetja e premtuar shtetërore .
“Presim që në fillim të javës së ardhshme të zhbllokohet Kuvendi dhe ligjet nga pakoja e pestë e masave të miratohen, me të cilat është parashikuar pagesa e pagave për punëtorët për muajt shkurt dhe mars”, nënvizoi Bekteshi.
Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Stojko Paunovski tha dje se subjekte të caktuara për shkak të të cilave vuan e gjithë veprimtaria hotelierike, janë kokëfortë edhe ndaj vetvetes edhe ndaj qytetarëve dhe inspektorëve të tregut. Ndaj të tillëve nuk kemi mëshirë dhe duhet të veprojmë në përputhje me ligjin.
“Për fat të keq, edhe pas një viti nga pandemia, akoma ka objekte hotelierike, por edhe qytetarë që nuk i respektojnë protokollet. Inspektorët janë në terren çdo ditë, ndërsa nëse është e nevojshme, ata veprojnë edhe me ndihmën e policisë”, theksoi ai.
Drejtoresha e Këshillit Inspektues Magdalena Filipovska-Grashkoska në në konferencën e njëjtë për shtyp në Qeveri tha se shërbimet inspektuese në periudhën nga data 29 mars deri më 4 prill kanë realizuar gjithsej 5.236 kontrolle. Për parregullsitë e konstatuara janë shqiptuar vendime, akuza për kundërvajtje dhe urdhëresa pagesore. Apelon deri te subjektet hotelierike dhe deri te qytetarët t’i respektojnë masat e reja restriktive, ndërsa i inkurajon inspektorët të bëjnë kontrolle të përforcuara.
“Kjo është periudha kur të gjithë duhet ta japim maksimumin në betejën me virusin. Kjo valë e virusit është shumë më e rrezikshme dhe shumë më shpejtë përhapet për atë është i rëndësishëm kufizimi i numrit të kontakteve dhe respektimi i masave”, tha Filipovska-Grashkovska.
Me vendim të Qeverisë, i cili synon të parandalojë dhe mbrojë qytetarët e Kovid-19, nga dje deri më 20 prill do të mbyllen të gjitha objektet hotelierike në të gjithë vendin, si dhe restorantet dhe kafenetë në hotele, motele, hostele, konvikte shtëpitë dhe objektet e tjera të akomodimit.
Përjashtim nga kjo masë janë restorantet brenda hoteleve, motelet, hostelet dhe konviktet për ata persona që janë të vendosur si mysafirë, por edhe objektet hotelierike në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportin “Shën Apostull Pali” në Ohër.
Objektet që përgatisin dhe shesin ushqime mund të shesin në internet ose me porosi telefonike dhe të dërgojnë ushqim ose të marrin porosinë jashtë restorantit, përmes banakut.