Në emër të tij dhe të të gjithë punësuarve në MPB, ministri për Punë të Brendshme Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk të gjithë bashkëqytetarëve të përkatësisë etnike rome në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka uruar Ditën botërore të romëve.
Ai ka dërguar porosi të qartë se Republika e Maqedonisë së Veriut është atdheu ynë i përbashkët e cila bazohet në themele të respektimit të të drejtave të njeriut, bashkëjetesës dhe tolerancës, shoqërisë multikulturore dhe multietnike.
“Sa më shumë dashuri dhe mirëkuptim ushqejmë, aq më shumë tregojmë se e respektojmë amanetin e paraardhësve tanë dhe e ndërmarrin përgjegjësinë të zhvillojmë mbi themelet e vendosura për ne dhe brezat e ardhshëm. Përfundimisht, pasuria reale ose cilësia e një shoqërie në fakt janë të gjithë qytetarët e saj. Jam i sigurt se kemi njohje dhe dije të mjaftueshme si dhe vullnet në këtë drejtim të vazhdojmë me vënien e standardeve dhe kritereve që të gjithë qytetarëve do t’u mundësojnë kushte të barabarta në gjurmët e vetrealizimit për perspektiva personale dhe profesionale”, ka shkruar në FB, ministri Spasovski.
Nëse duam shtet të fuqishëm do të shtrijmë dorën ndaj secilit, ka shkruar mes tjerash Spasovski.