Të gjithë qytetarët, të cilët e morën vaksinën “AstraZeneka” në Serbi, do të mund të rivaksinohen në vend, pas mbërritjes së sasisë plotësuese nga kjo vaksinë përmes mekanizmit Kovaks, që sipas paralajmërimeve pritet të mbërrijnë deri në fund të këtij muaji, por megjithatë në lidhje me vaksinimin e qytetarëve më të rinj do të pritet qëndrimi final i Agjencisë Evropiane për Ilaçe.
Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas vizitës në Institutin e Gerontologjisë “13 Nëntori” në Gjorçe Petrov, duke përmendur se qëndrim zyrtar për “AstraZeneka” ende nuk ka, ndërsa pasdite në orën 16:00 pritet konferencë shtypi e EMA-s.
“Edhe dje gjatë orëve të pasdites por edhe sot në mëngjes biseduam me përfaqësuesit e Ministrisë serbe të Shëndetësisë dhe i presim të gjithë të dhënat. Qëllimi është të evidentohen njerëzit të cilët janë vaksinuar dhe nëse duan të rivaksinohen në vendin tonë atë do të mund ta bëjnë kur të mbërrijë sasi plotësuese e vaksinës “AstraZeneka” përmes mekanizmit Kovaks dhe sipas paralajmërimeve duhet të bëhet deri në fund të muajit. Por, në pjesën e vaksinimit dhe rivaksinimit për njerëzit më të rinj të cilët e morën vaksinën në Serbi qëndrim zyrtar ende nuk ka. Edhe për sot është caktuar për në orët e pasdites mbledhje e EMA-s, ashtu që do t’i presim qëndrimet e tyre”, deklaroi sot Filipçe.
EMA sot në orën 16:00 në Amsterdam do të mbajë konferen shtypi për rastet me mpiksjen e gjakut. Konferencën për shtyp e vërtetuan zyrtarisht në ueb faqen e institucioneve të BE-së. Sqarimet e EMA-s priten prejse dje përgjegjësi kryesor për strategjinë e vaksinimit në këtë Agjenci, Marko Kavaleri, deklaroi se ekziston lidhshmëri ndërmjet vaksinave të “AstraZeneka” dhe rastet me mpiksje të gjakut.
Tek ne pas rekomandimeve të cilat i zbatuan Gjermania dhe Kanadaja, vaksina “AstraZeneka” nuk aplikohet te personat më të rinj se 60 vjet. Filipçe dje tha se nëse EMA rekomandon të mos vaksinohen më të rinjtë se 60 vjet me “AstraZeneka”, qytetarët të cilët e morën këtë vaksinë në Serbi do të rivaksinohen me vaksinë nga ndonjë prodhues tjetër.
Filipçe dje tha edhe se vaksinimi me “AstraZeneka” te qytetarët mbi moshën 77 vjeçare në pikat në mbarë shtetin zhvillohet mirë dhe pa kontraindikacione.