Ministri i Punëve të Jashtme, Oliver Spasoski tha se sipas gjitha gjasave do të zgjerohet hetimi pas arrestimit të djeshëm të nëpunësve të policisë të përfshirë në falsifikimin e dokumenteve për udhëtim që të shihen, siç tha, të gjitha aspektet e tjera në lidhje me këtë rast. Një nga të arrestuarit, sipas Spasovskit, ka pasur kontakt me liderin e VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickovski.
“Sipas njohurive dhe indikacioneve, unë këtë e them për shkak të asaj që me të vërtetë janë në kontakt dhe një pjesë e dokumenteve të cilat i ka partia opozitare janë prej këtu”, tha Spasovski në emisionin “Utrinski brifing”.
Aksionin e kanë përshpejtuar për shkak të, siç tha, dekonspirimit e jo për shkak të opozitës.
“Lideri i opozitës dhe partisë opozitare të cilët vazhdimisht dalin dhe mbrojnë kriminelët e mëdhenj në shtet dhe menjëherë tani paraqitet se është parti e cila kinse stimulon luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Nga njëra anë kinse stimulon luftë kundër krimit dhe korrupsionit për raste të tilla, ndërsa nga ana tjetër kishim rastin që të shohim se si hynë në mbrojtjen e peshqve të mëdhenj siç i quajnë ata”, shtoi Spasovski.
Çështje e vërtetë në këtë situatë, tha, është kush dëshironte të bëjë bashkëpunim në këtë aksion dhe kush dëshironte të bëjë ai të mos ketë sukses.
Kemi, sqaroi, hetim të cilin e udhëheqim më shumë se një vit, në të cilin janë përfshirë partnerët tanë strategjikë, Interpoli, me të cilët bashkërisht kemi punuar në të gjitha ato dëshmime të asaj procedure dhe në një moment në publik dilet përmes informimit për tema të caktuara, unë nuk mund të sjell përfundim tjetër përveç se ndoshta bëhet fjalë për sabotazhë.
I pyetur se a është normal dy vite të zgjasë një operacion i këtillë, theksoi se në vitin 2019 për herë të parë pas vëzhgimeve kanë parashtruar kërkesë në Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, pas çka pasi aty u kishin thënë se nuk është në kompetencë të tyre, lënda është dërguar në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup dhe kishin filluar të gjitha veprimet për sigurimin e dëshmive të nevojshme.
Pa marrë parasysh atë se për çfarë operacioni bëhet fjalë, tha, jo gjithmonë është e rëndësishme “në momentin e parë kur ta kuptoni të ndërpritni, por është me rëndësi që të arrini në një rreth sa më të gjerë të njerëzve të cilët e kanë bërë këtë, gjegjësisht ta shohim rrugën nëpër të cilën lëvizë”.
“Për këtë shkak është edhe përfshirja e partnerëve tanë strategjikë dhe të Interpolit, të shohim ku lëvizin ata, pse i përdorin këto dokumente. Ai është aksion i gjerë ndërkombëtar”, shtoi ministri.
Brenda në institucion, shtoi, rrethi është mbyllur. Tani do të shkojnë sipas gjitha gjasave me zgjerim të hetimit me qëllim që të shihen të gjitha aspektet e tjera të cilat kanë lidhje me këtë rast.
“Ideja ishte që bashkë me prokurorinë të realizohet aksioni bashkërisht në vendet e tjera, megjithatë për shkak të kësaj përpjekje do të thosha në sabotim ne e këputëm atë kanal dhe për fat të mirë aksioni ka përfunduar me sukses”, shtoi ministri i Punëve të Brendshme.
Spasovski mbrëmë në konferencë për media njoftoi se Departamentit për Shkatërrim të Krimit të Organizuar dhe të Rëndë deri te PTHP Shkup do të parashtrohet kallëzim penal kundër dhjetë personave të punësuar në MPB të cilët e kanë keqpërdorë pozitën dhe autorizimin e tyre zyrtar, me atë që kanë lëshuar dokumente të udhëtimit të Maqedonisë së Veriut për persona shtetas të huaj, duke përdorë identitet të huaj të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët deri në momentin e lëshimit nuk kanë poseduar dokumente personale biometrike. Prej tyre nëntë janë arrestuar, dhe ata gjatë ditës së nesërme do të dërgohen në prokurorinë kompetente dhe gjykatën kompetente, ndërsa pas personit i cili sot nuk u gjet në shtëpinë e tij do të kërkohet.