Me ngrohje më inteligjente mund të zbuten ndryshimet klimatike, kjo është konstatuar në diskutimin e sotëm onlajn me temë “Mundësitë për ngrohje inteligjente” në kuadër të Konferencës kombëtare për klimën.
Pjesëmarrësit në diskutim ishin përfaqësues të më shumë shoqatave të shoqërisë civile, shkencëtarë, përfaqësues të institucioneve.
Nevena Smilevska nga “Eko-vetëdije” vlerëson se bëhet fjalë për një çështje të madhe dhe se “Eko-vetëdije” është duke u përpjekur të ketë qasje konstruktive në zgjidhjen e problemeve.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski në fjalimin e ti u dërgoi apel institucioneve por edhe qytetarëve së bashku të kyçen në mundësitë për zgjidhje alternative. Ai theksoi se duhet të përmirësohet gjendja me ndotjen e ajrit për shkak të ngrohjes së shtëpive në disa lokacione në vend.
“I inkurajoj të gjitha komunat dhe qytetarët të cilët kanë ide dhe projekte të cilat janë në fokus të ngrohjes së shtëpive në parimin të vjetër për të re në mënyrë të mençur t’i përdorin, komunat në programet e tyre të ardhshme dhe angazhimet t’u bëhet prioritet ndërsa qytetarët sa më shumë të aplikojnë për mundësitë të cilat ofrohen”, porositi Milevski.
Shton se javën e kaluar është sjellë Strategjia 10-vjeçare për zhvillim rajonal 2021-2031 në të cilën vëmendje i është kushtuar sigurimit të koherencës ndaj qëllimeve, prioriteteve dhe masave me parimet dhe prioritetet e “Marrëveshjes së gjelbër evropiane” dhe të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Aleksandar Macura, themelues i Fondacionit RES, i cili analizon dhe shpërndan njohuri për krijimin e politikave të energjisë dhe ndryshimeve klimatike të bazuara në fakte shkencore dhe kryesisht vepron në Serbi, Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore, e quajti Maqedoninë lidere në rajon për agjendën e gjelbër.
Davor Pehçeski nga “Eko-vetëdije” u përqendrua në problemin e madh të ndotjes së ajrit ambiental dhe në ajrin e amvisërive. Karburantet fosile, drurë (druri i lagësht, stufa të vjetra), produkte druri (mediapani, parketi dhe drurë të tjerë të llakuar, etj.), mbetje me kalori të larta (plastikë, gomë, tetrice, etj.) – janë ndotësit kryesorë të ajrit, theksoi ai.
“Mbi 90 për qind e amvisërive nuk kanë izolim termik në fasadat dhe çatitë. Ngrohja me drurë mbizotëron në 30 për qind të rajoneve urbane dhe 85 për qind të rajoneve rurale. Shumica e këtyre amvisërive përdorin stufa të vjetra dhe pajisje të tjera të cilat jo vetëm nuk janë joefikase por janë ndotës të mëdhenj.”
Është konstatuar se duhet të ekzistojë vullnet tek autoritet, veçanërisht ato lokale, për implementimin e zgjidhjeve bashkëkohore, ndërsa të përfshihet më shumë edhe popullata lokale si edhe implementimi i teknologjive të gjeneratës së katërt të bazuara në BRE (Burime të rinovueshme të energjisë), në kombinim me masa ambicioze të efikasitetit energjetik, është kompleks afatgjatë dhe kompleks.
Përfaqësues të Qytetit të Shkupit u përqendruan në rezultatet pozitive të subvencionimit të qytetarëve me stufa me peletë dhe me inventar-klima. 7529 familje janë ndihmuar në pesë vitet e kaluara, tha Irina Shentevska.
Konferenca kombëtare për klimën e cila zgjat deri më 9 prill, e organizojnë “Eko-vetëdije”, CNVP dhe Lëvizja e ekologëve të Maqedonisë.