Prej sot fillojnë masat e reja kufizuese dhe do të vlejnë për dy javët e ardhshme. Qëllimi është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe sistemit shëndetësor. Ka pasur fluks të madh të pacientëve në spitale në të kaluarën. Kemi ndërhyrë duke punësuar reparte shtesë, duke instaluar oksigjen, personel shtesë në sistemin e rotacionit dhe kemi arritur të mbajmë sistem të mirë shëndetësor dhe të sigurojmë shtrat spitali për çdo pacient.
Këtë e deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se tani jemi në një periudhë kur sistemi shëndetësor është vërtet i ngarkuar dhe para nesh janë festat.
“Duke pasur parasysh përvojën e vitit të kaluar kur festat e tilla, konkretisht agjërimi i Ramazanit dhe Pashkët në të njëjtën periudhë, seriozisht e komplikuan dhe e ndërlikuan situatën epidemiologjike, ne konsderuam se nëse ndodh kjo me një sistem shëndetësor tashmë të ngarkuar, do të jetë një situata krize që do të jetë e vështirë të menaxhohet. Kjo është arsyeja për vendosjen e masave shtesë kufizuese për t’i dhënë fund kësaj valë të tretë dhe deri më tani në një farë mënyre të fortë të Kovid-19. Besoj se qytetarët do t’i përmbahen të gjitha këtyre masave. Duhet të jemi të vetëdijshëm se me sjelljen tonë, përgjegjësinë, mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës, ne kontribuojmë në përfundimin e kësaj vale në kohën më të shkurtër të mundshme”, tha Filipçe.
Theksoi se në sallën “Boris Trajkovski” filloi imunizimi i popullatës, posaçërisht i punonjësve në infrastrukturën kritike.
“Dje, janë vaksinuar rreth 2500 qytetarë dhe sistemi i imunizimit vazhdon në të gjitha qendrat shëndetësore në të gjithë vendin për kategorinë e moshës së qytetarëve mbi 77 vjeç. Siç vijnë vaksinat për të plotësuar këto dy sisteme, kufijtë e moshës do të ulen. Qytetarët e rritur do të thirren përmes mjekëve të familjes, ndërsa përmes sistemit të caktimi dhe regjistrimit në institucione do të rritet numri i qytetarëve që do të vaksinohen në sallën “Boris Trajkovski”. Numri optimal që duam të arrijmë është që të kemi rreth 7.000 qytetarë të vaksinuar në ditë. Mund të rritet, por po shkojmë hap pas hapi. Sidoqoftë ky është një sistem i ri dhe ne duam që ai të funksionojë mirë. Dje nuk kishte asnjë problem dhe shpresoj se do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme”, shtoi Filipçe.