Autobusët janë plot konform rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, deri në 75 për qind. Aty ku shohim nevojën për të ndërhyrë, e përforcojmë transportin. Por, ka kontrolle absolutisht të mjaftueshme, është rritur numri i gjobave dhe udhëtarëve që nuk i paguajnë biletat, tha sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
“Aty ku shohim se ka nevojë për të ndërhyrë, e përforcojmë transportin. Ne i tërheqim parametrat çdo ditë, tekstualisht çdo ditë, për sa i përket numrit të biletave dhe udhëtarëbe. Ende transportojmë rreth 60 për qind më pak udhëtarë sesa kemi bërë para pandemisë”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit në një konferencë shtypi në përgjigje të pyetjes së një gazetari rreth mosrespektimit të masave anti-kovid në autobusë.
Shilegov tha edhe se autobusët në linjën numër 2 lëvizin sipas orarit të rregullt, e jo sipas orarit të ditës së shtunë dhe nëse ka nevojë, në orët e pikut edhe atje transporti rritet.
I pyetur pse teleferiku drejt majës së Vodnos nuk funksionon gjatë pandemisë, kryetari i Qytetit të Shkupit theksoi se askund në botë teleferikët nuk punojnë si gondola, sepse atje nuk mund të parashikohen minimum kushtet dhe protokollet e sigurisë.