Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot edhe një herë ka përsëritur se tani për tani nuk ka nevojë për vënien e masave kufizuese shtesë për shkak të KOVID-19. Siç tha sot pas hapjes së spitalit modular në Prilep, nuk ka shenja se ka rrezik nga ndonjë rritje eventuale që do të ishte shenjë se duhet të vendosen masa të tilla.
Filipçe ka apeluar që qytetarët të vazhdojnë të respektojnë masat, duke shtuar se situata tani është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe kritike.
“Ka masa të balancuara. Kjo do të thotë se ka kufizime në lëvizjen pasi kemi detektuar se pas mbylljes së objekteve hotelerike, shumë të rinj janë mbledhur në hapësira të hapura dhe këtu nuk janë respektuar masat preventive. Kemi masa të vlefshme restriktive kudo, për të gjitha objektet, sallat dhe tubimet dhe objektet hotelerike dhe nuk kemi parë askund asnjë problem ku masat preventive respektohen. Çdoherë është problemi kur nuk respektohen masat”, ka thënë Filipçe.
Sipas tij, lidhur me kufizimet shtesë, vendi i ka ndjekur shembujt e shteteve tjera.
“Kemi parë edhe kufizime më të rënda që thjesht nuk dhanë rezultat. Përkundrazi, shumë vende janë përballë me valë më të fuqishme të asaj që përballemi ne. Duket se transmisioni lokal e bën të veten. Bile edhe ndonjë masë shtesë si masë kufizuese sipas shembujve të vendeve tjera, pamë se nuk dha asnjë efekt. Dhe nëse shohim rezultatin e asaj që ne rekomandojmë në kuptim të mos ketë rritje eksponenciale të numrit të të infektuarve që do të thoshte presion i madh ndaj spitaleve që nuk do të mund t’i përmbahemi, atë e kemi ne me ri adaptimin e shtretërve shtesë”, ka thënë Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve dhe shtoi se duke iu falënderuar shpërndarjes së shpejtë dhe riorganizimit të shpejtë të sistemit të rotacionit, punonjësit shëndetësor mirë e kanë amortizuar goditjen nga pandemia.