Me vrapim simbolik në Kejin e Vardarit, sot do të shënohet dita botërore për ngritjen e vetëdijes për autizmin. Ngjarja është organizuar nga ana e Shoqatës “Xixëllonja e kaltër” dhe “KoRЯunners”.
Dy prilli si ditë botërore për ngritjen e vetëdijes për autizmin shënohet prej vitit 2008, me propozim të shtetit të Katarit, me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Prej atëherë, në të gjitha vendet anëtare në këtë ditë organizohen ngjarje të cilat kanë për qëllim ta kahëzojnë vëmendjen drejt çrregullimit nga spektri I autizmit dhe sfidat me të cilat përballet ky grup I qytetarëve dhe familjet e tyre.
Qëllimi është të dërgohet porosi se personat me autizëm janë anëtarë të barabartë në shoqëri dhe duhet t’u mundësohet të marrin pjesë në të gjitha sferat e jetës sonë shoqërore, përfshirë edhe sportin.
Shoqata “Xixëllonja e kaltër” merr pjesë në mënyrë aktive në ngritjen e vetëdijes dhe nivelin e trajtimi të fëmijëve dhe personave me çrregullim nga spektri I autizmit në shtetin tone. Për atë qëllim, në periudhën që vijon, shoqata do të mundësojë konsultime pa pagesë dhe mbështetje individuale për familjet dhe fëmijët me autizëm, por edhe edukime pa pagesë për të gjithë personat profesionistë dedikuar për përfitimin e njohurive dhe shkathtësive për zbatim të strategjive për përballje me sfidat në sjelljen e fëmijëve me autizëm në shkollat e rregullta.