Ka arrit donacioni i dytë nga Serbia, akt i një miqësie të madhe që vjen në një kohë të rëndësishme për ne. Bëhet fjalë për dy herë nga 20.000 vaksina të “Sputnik V” që e marrim nga Serbia mike në periudhën që është shumë me rëndësi të vazhdojë kontinuiteti i vaksinimit masiv në vend.
Këtë sot e tha kryeministri Zoran Zaev me rastin e arritjes së dërgesës së re të vaksinave para Institutit për mjekësi transfuzive e cila është në përbërje të Qendrës klinike “Nënë Tereza” në Shkup.
Dërgesa e re e vaksinave vjen pasi të dielën në vend përmes mekanizmit Kovaks arritën 24.000 vaksina nga “AstraZeneka” të prodhuar në Korenë Jugore si dhe dërgesa e dytë nga vaksina ruse “Sputnik V”, dedikuar për rivaksinimin e 3.000 punonjësve shëndetësor.