Në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet e qyteteve të tjera po mjekohen 1649 pacientë me Kovid-19. Ka rreth 260 shtretër të lire spitalorë në kovid-qendra, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në Shkup janë të hospitalizuar 79 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 675 persona të dyshuar dhe konfirmuar me Kovid-19 po mjekohen në repartet infektive në kryeqytet.
Në kovid-qendrat në spitalet e qyteteve të tjera, gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur gjithsej 974 pacientë pozitivë dhe suspektivë me koronavirus.
Në 24 orët e fundit, në Shkup në klinikat interne dhe kirurgjikale ka pasur 33 pranime.
Në kovid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 18 pacientë të pranuar, ndërsa 14 janë pranuar në Klinikën infektive gjatë ditës së djeshme. Në Kozle është pranuar një pacient i ri, ndërsa dy pacientë janë pranuar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve.
Në 24 orët e fundit janë lëshuar 62 pacientë të shëruar.
Për momentin në kovid-qendrat në klinikat interne dhe kirurgjikale po mjekohen 313 pacientë.
Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 140 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për sëmundje infektive janë të shtrirë 151 pacientë, përderisa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle ka 40 pacientë. Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve ka 8 fëmijë, pozitivë me virusin Kovid-19 dhe në KGJO ka 11 paciente pozitive. Prej sot punon edhe kovid qednra në Institutin e Rehabilitimit me kapacitet prej 38 shtretër.
Numri I pranimeve gjatë ditëve të kaluara është rritur dhe sot në mëngjes deri në orën 8:00 ka pasur 100 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës pas lëshimeve të bëra të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë qasje drejt oksigjenit dhe mund të përkujdesen për pacientë të cilët kanë nevojë për mbështetje oksigjeni.
Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 103 pacientë pozitivë dhe suspektivë me Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 63 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 47 pacientë, në Veles po mjekohen 84 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 166 pacientë pozitivë dhe suspektivë me Kovid-19. Në kovid-qendrën në Ohër janë të hospitalizuar 103 pacientë, në Prilep 127 në kovid-qendrën në Gostivar 36, ndërsa në Strugë 14 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë të hospitalizuar 84 pacientë, në Koçan 33, në Kërçovë 21, Kavadar 72, ndërsa në Gjevgjeli 21 persona, pozitivë dhe suspektivë me koronavirus. Theksohet se numrat ndryshojnë nga ora në orë, sipas pranimeve dhe lëshimeve të pacientëve.
Gjatë ditës po bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar, me çka do të lirohen shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet në spitalet klinike disponojnë me shtretër spitalorë drejt të cilëve ka qasje me oksigjen. Ministria ka qasje në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë repartet do të zgjerohen plotësisht, qëndron në kumtesë.