Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në orën 13 ka caktuar seancë ku në rend dite do të jetë anulimi i regjistrimit dhe ndryshimet e Kodit zgjedhor.
Zyrtarisht në rend dite në seancën e 38-të janë Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 2021 me procedurë të shkurtuar dhe Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor me procedurë të shkurtuar.
Pritjet për mbajtjen e seancës i konfirmojnë edhe ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në intervistën për TV24. Ka shpjeguar se edhe pse është 1 prilli, regjistrimi sot nuk ka filluar dhe ligji nuk shkelet.
Anulimi i regjistrimit për në shtator dhe ndryshimet e Kodit zgjedhor janë iniciuar pas takimit të kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe atij të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
Kundër anulimit të regjistrimit janë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, përbërja e së cilës nuk ka ndryshuar edhe pse gjatë ditës është mbajtur koordinim disaorësh në Kuvend.
Skender Rexhepi, koordinator i grupit parlamentar për MIA-n ka deklaruar sot se mbeten në qëndrimin kundër anulimit të regjistrimit dhe konsiderojnë se ajo bëhet nga arsye politike, jo për shkaqe shëndetësore të pandemisë.
Në pyetjen nëse do të ngritën amendamente, Rexhepi ka thënë se me siguri po, ose do të përdorin të gjitha mjetet demokratike që të parandalohet shtyrja e regjistrimit.
Anulimi i regjistrimit do të mund të ndodhte për tre ditë, ose pas përfundimit të të gjitha procedurave në Kuvend, nëse ASH dhe Alternativa iniciojnë amendamente të Ligjit për regjistrim.
Pasi ndryshimet e Ligjit për regjistrim janë me flamur evropian dhe në procedurë të shkurtuar, Komisioni amë për çështje evropiane, ndërsa për amendamente eventuale debatohet vetëm dy ditë. Pastaj ligji kthehet në seancë plenare që të miratohet, kjo në këtë rast do të ishte të shtunën. Ndryshimet e Kodit zgjedhor parashohin përdorimin e fingerprintit në zgjedhjet lokale dhe anulimin e tyre në gjysmën e dytë të tetorit për shkak të anulimit të regjistrimit.