I akuzuari Betim Kasami, është dënuar me tetë muaj burg për ngjarjet e dhunshme të 26 shkurtit kur u protestua kundër aktvendimit për rastin “Monstra”. Gjykata gjatë caktimit të dënimit, tha se e ka marrë parasysh gjendjen shëndetësore të të akuzuarit.
I akuzuari Betim Kasami, para gjykatës u deklarua se e pranon fajin për veprën e kryer penale, pjesëmarrje në turmë të dhunshme.
“Po, isha në protestë. E pranoj veprën. Me vullnetin tim e pranoj veprën. Më vjen keq për veprën e kryer dhe e lus gjykatën të më dënojë më pak”, tha I akuzuari Kasami.
Përfaqësuesja e aktakuzës, prokurorja Maria Demirova – Panajotova, në fjalët përmbyllëse kundër të akuzuarit Kasami, tha gjendja faktike në këtë lëndë është e pakontestueshme dhe se I akuzuari e ka kryer veprën penale, përkatësisht kërkoi I njejti të shpallet fajtor. Njëherit, kërkoi që gjykata t’I marrë parasysh rrethanat lehtësuese dhe vështirësuese, mes tjerash edhe pasojat që u krijuan si rezultat I veprës së kryer (lëndim I 11 nëpunësve policorë).
Avokatja Ivanka Jakimovska theksoi se I akuzuari Kasami, është person I ri I cili për herë të parë është në konflikt me ligjin, përkatësisht me masën e paraburgimit ka kuptuar se ka gabuar.
“Para vetes keni person I cili në mënyrë naïve kishte hyrë në këtë ngjarje penale, kjo është edhe shtesa se në këtë ngjarje kishte hyrë si ruajtës I rendit. I bartur nga turma, nuk ka mundur të reagojë siç duhej të reagonte”, tha avokatja Jakimovska.
Nëpunësit policorë të cilët ishin pjesë e sigurimit të protestave kundër aktvendimit për rastin “Monstra”, u ndanë lidhur me kërkesën dëmtuese dhe inkuadrim drejt ndjekjes penale.
Gjykimin për ngjarjet e dhunshme nga 26 shkurti e udhëheqë gjykatësi Marin Stanevski.
Në seancë paraprake për këtë ngjarje, me nga një vit burg u dënuan tre persona të cilët sipas aktakuzës morën pjesë në protestat e dhunshme të 26 shkurti.
Njëherit, mbrojtja e të akuzuarit Fabio Idrizi, I dyshuar se ka marrë pjesë në protestat e dhunshme kundër aktvendimit për rastin “Monstra”, ka parashtruar në gjykatë listë të dëshmitarëve me qëllim të rrëzimit të aktakuzës parashtruar nga prokuroria e Shkupit.
Gjykata në këtë rast e angazhoi avokatin Asmir Alispahiq në afat prej tre ditëve t’I parashtrojë adresat e dëshmitarëve të propozuar të cilëve gjykata duhet t’u dërgojë ftesa.