Kryeministri Zoran Zaev, sot së bashku me disa ministra, u takua me koordinuesin e grupit të deputetëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, Skender Rexhepi lidhur me ligjin për shtetësi, i cili ishte shkak për bllokim të Parlamentit. Pas takimit, Zaev deklaroi se beson se do të gjendet zgjidhje për problemin me mospasjen e shtetësisë dhe se në takim janë paraqitur një sere qëndrimesh si nga ana e përfaqësuesve qeveritarë, ashtu edhe nga deputetët e Aleancës për shqiptarët. Takimi i ardhshëm është paralajmëruar më së voni për një javë.
“Patëm takim pune kosntruktiv ku përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv mundëm t’i dëgjojmë argumentet rreth Propozim-ligjit nga Aleanca dhe Alternativa, të paraqitur nga deputetët e tyre. Për një pjesë të punës menjëherë gjetëm zgjidhje dhe e dimë se si do të zgjidhen gjërat, por ajo për një pjesë të konsiderueshme të gjërave konkluduam se Qeveria duhet t’i shqyrtojë argumentet të cilat u ofruan në narrative dhe arsyetimin nga ana e Aleancës dhe Alternativës, në mënyrë që edhe ata duhet t’i shqyrtojnë argumentet të cilat u ofruan nga ana e ministrave adekuatë”, tha Zaevi pas takimit.
Siç theksoi, u dakorduan që më së voni për një javë të takohen dhe në bazë të atyre argumenteve të gjendet zgjidhje e përhershme.
“U dakorduam se ai numër edhe pse është evidentuar si 1.500 në evidencën amë, 800, 850 njerëz është më ndryshe. Me atë rast veçuam qytetarë të cilët kanë certifikatë të librit amë të evidencës përkatësisht kanë lindur këtu dhe një problematikë, dhe qytetarë të cilët ceken me shtetësi me lindje përkatësisht martesë në shtet janë problematikë tjetër, dhe sit ë paraqitemi”, tha kryeministri.
Zaev tha se në disa ditët në vijim shërbimet do të punojnë intensivisht për t’I shqyrtuar dhe t’i kuptojnë të gjithë këto propozime që I dhanë dy partitë opozitare Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa, por gjithashtu ai pret që edhe ata t’i shqyrtojnë të gjitha argumentet që ishin dhënë nga ministrat adekuatë.
“Kështu në atë mënyrë do të konfirmojmë të gjithë se jemi për zgjidhje të përhershme për ata qytetarë tanë të cilët nuk kanë shtetësi të marrin shtetësi, e më pas kjo të jetë në pajtim me konventat evropiane për shtetësi, në pajtim me tërë atë që paraqet qëndrueshmëri të zgjidhjeve për shtetësi”, tha kryeministri Zaev.
Në zgjidhje të kësaj problematike, siç tha, do të përdoret shembulli i vitit 2004, kur janë zgjidhur rastet me mbi një mijë qytetarë.
Zaev tha se sot regjistrimi nuk ishte temë e takimit por vetëm ligji për shtetësi dhe se pasi që të përfundojnë bisedimet e tyre, më pas do të duhet të bisedohet edhe me VMRO-DPMNE-në dhe me TË Majtën të cilët kanë kanë bllokuar ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për shtetësi të AA-së dhe Alternativës.
Kryeministri tha se duhet të respektohet Konventa evropiane, duke përkujtuar se ne jemi candidate për anëtarësim në BE dhe nuk guxojmë të rrezikojmë ta humbim liberalizimin e vizave dhe prandaj duhet të bazohet në dëshmi.
“Hymë drejt disa hollësive të caktuara të cilat na çojnë drejt zgjidhjeve, kështu që do të gjejmë zgjidhje”, tha Zaev.
Edhe koordinuesi i grupit të deputetëve të AA-së dhe Alternativës Rexhepi, pas takimit deklaroi se beson që janë rrugës së zgjidhjes së qëndrueshme për problemin me shtetësinë.
Në takim morën pjesë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arianit Hoxha, si dhe koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitreski.