Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë, Oliver Spasovski dhe Bojan Mariçiq sot në Kuvend do të takohen me koordinuesin e grupit të deputetëve të Aleancës për shqiptarët dhe Alternativës, Skender Rexhepi dhe zëvendës koordinuesin e grupit të deputetëve për të biseduar për ligjin për shtetësinë.
Koordinuesi I grupit të deputetëve Rexhepi deklaroi se ata do të tentojnë të bëjnë kompromis por se nuk do të heqin dorë nga interesat e qytetarëve të prekur.
Kryeministri Zaev e paralajmëroi takimin në Kuvend pas bisedave me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ndërsa qëllimi është zhbllokimi I Parlamentit.
Deputetët e Aleancës për shqiptarët dhe Alternativës kanë parashtruar mbi 32.000 amandamente për rreth 20 ligje, mes të cilave edhe rreth 400 për vendimin për vazhdim të gjendjes së krizës në kufirin jugor dhe verior, për shkak se VMRO-DPMNE dhe E Majta e bllokojnë ligjin e ri të shtetësisë, ndërsa shumica në pushtet nuk e parashtroi propozimin që e paralajmëroi.