Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska foli në forumin onllajn “Generation Equality Forum”, i cili në organizim të UN Women dhe qeverive të Francës dhe Mekikës, këtë vit u mbajt në Mekskiko Siti prej 29 deri më 31 mars.
“Shëndeti I gruas, të drejtat, mundësitë dhe qasja drejt mbrojtjes shëndetësore të grave janë në fokus të të drejtave seksuale dhe riprodhuese. Me ndryshimet e fundit të Ligjit për ndërprerje të shtatzënisë, gruaja ka të drejtë për liri riprodhuese, vetë të vendosë për trupin e vet, nëse, kur dhe sa fëmijë do të lindë”, theksoi ministrja Shahpaska në fjalimin e saj.
Ajo potencoi se koncepti I Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut “Një shoqëri për të gjithë” nënkupton se gratë dhe burrat duhet të kenë të drejtë të barabartë të zhvillimit njerëzot, social, ekonomik dhe kulturor. Kjo, shtoi ajo, është koncept I cili u implementua me konsekuencë në periudhën e kaluar dhe na bën liderë në rajon.
“Sistemi shëndetësor është I obliguar të përgjigjet në mënyrë adekuate, cilësore, në pajtim me standardet më bashkëkohore të mjekësisë, bazuar në fakte. Që këtu, me vendosjen e abortit medikamentoz jemi në hap me praktikat dhe protokollet evropiane”, theksoi Shahpaska.
Ajo foli për programet preventive me të cilat mundësohet zbulimi I hershëm I ndryshimeve të organeve riprodhuese tek gratë, diagnostikim I hershëm dhe përqindje e lartë e mjekimit të suksesshëm. Kjo gjeneron dhe kursim të mjeteve të konsiderueshme financier, sepse grate pas mjekimit të suksesshëm kthehen në tregun e punës.
“Janë vendosur terapi të reja për kancerin e gjirin dhe secila grua ka qasje me kohë drejt tyre. Janë siguruar edhe reçipeta pa pagesë ortopedike për gratë e operuara. Është vendosur edhe teknologjia më e avancuar për skrining të kancerit të gjirit në fazë të hershme, me diagnostikim të saktë, që është me rëndësi kyçe për trajtimin e mëtutjeshëm të pacienteve”, theksoi ministrja.
Në pikëpamje të arsimit, ministrja informoi se është përgatitur Plan trevjeçar I aksionit për pilotim të arsimit të përgjithshëm seksual. Me atë rast, janë zhvilluar modele edukative për zbatimin e tij, është përgatitur program mësimor I nxënëseve prej moshës 13 deri 15 vjeçare dhe doracak për mësimdhënës për zbatimin e këtij pilot projekti.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale punon në përgatitjen e Strategjisë së re për barazi gjinore 2021-2021. Versioni I punës I ligjit të ri për barazi gjinore është gati, me ç’rast do të hapim debate të gjerë në shoqëri, me qëllim të vetëm vendosjen e sistemit efikas të barazisë gjinore”, shtoi Shahpaska.
Ajo theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut vazhdon të punojë në avancimin e të drejtave të njeriut, përfshirë edhe të drejtat riprodhuese dhe seksuale të grave, si parakusht për shoqëri të bazuar në parime demokratike.
Republika e Maqedonisë së Veriut nga nëntori I vitit 2020 është partnere në Koalicionin e aksionit për shëndet seksual dhe riprodhues dhe përfaqësues të vet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Shëndetësisë, të cilët aktivisht marrin pjesë në përgatitjen ne vizionit, aksioneve dhe taktikave të këtij Koalicioni.
Forumi në Meksikë është pika kryesore, globale kthyese për barazi gjinore. Ai paraqet përpjekje të konsiderueshme për bashkim të qeverive, koorporatave dhe kreatorëve të ndryshimeve nga e mbarë bota në mënyrë që t’I definojnë dhe paralajmërojnë investimet dhe politikat e tyre ambicioze. Ky forum paraqet edhe hyrje në ngjarjen kryesore që do të ndodhë në Paris prej 3- qershorit deri më 2 korrik të këtij viti, në nivelin më të lartë.