Enti shtetëror për statistika i demanton në mënyrë më të ashpër informatat që u paraqitën në opinion se ekziston mundësi që të vetëregjistrohen edhe personat të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia e Maqedonisë. Ato janë dezinformata, kumtuan nga ESHS në profilin zyrtar në Fejsbuk.
“Kusht I parë është personat që janë regjistruar të jenë në bazën e shtetasve të MPB-së. Pas kryqëzimit të bazave, ata persona të cilët mungojnë, do të mënjanohen, edhe pse tentuan të regjistrohen me numër amë të pasivizuar. ESHS vepron sipas metodologjisë serioze dhe udhëhiqet sipas standardeve më të ashpra dhe më bashkëkohore të kontrolleve gjatë regjistrimit dhe çdo tentim për dezinformim dhe manipulim me popullatën do të demantohet menjëherë” sqarojnë nga ESHS në profilin në Fejsbuk.