Republika e Maqedonisë së Veriut këtë fundjavë shënoi një vit nga anëtarësimi në NATO – familjen më të fuqishme ushtarake-politike të demokracive të zhvilluara, me ç’rast sekretari I përgjithshëm I Aleancës, Jens Stoltenberg porositi se vendi është aleate e vlefshme e Paktit, me vendin e vet në tryezën e NATO-s dhe zë I barabartë në formimin e vendimeve. Shënimi I përvjetorit zyrtarisht u rrumbullakësua mbrëmë, me hapjen e parkut të NATO-s dhe ekspozitë të fotografive para Ministrisë së Mbrojtjes, ku u shfaq themelimi dhe puna e Zyres së Aleancës për lidhje në vend, e cila zyrtarisht do të mbyllet.
Ministria e Mbrojtjes dje informoi se me rastin e mbylljes së Zyres së NATO-s për lidhje, ministrja e resorit, Radmilla Shekerinska do t’I dorëzojë plaketë mirënjohjeje shefit të Zyres, kolonelit Zoran Jankoviq.
Në kumtesë ceket se mbyllja e zyres së NATO-s shënon fundin e një bashkëpunimi I cili përfundon me sukses të plotë.
“Zyra e NATO-s për lidhje në Shkup e përfundon misionin e vet me sukses. Një vit pas anëtarësimit të plotë të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë zyra e NATO-s largohet nga shteti. Në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s, dy dekada, ekipet e zyres së NATO-s u dhanë mbështetje të jashtëzakonshme institucioneve të vendit për realizimin e qëllimit strategjik. Me këshillat e veta dhe me bashkëpunimin intensive ndihmuan t’I caktojmë reformat prioritare për anëtarësim në NATO”, shtohet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.
Sekretari I përgjithshëm I NATO-s, Stoltenberg, ndërkaq, në video fjalimin me rastin e përvjetorit, thekoi se anëtarësimi I Aleancë paraqet “fundin e një udhëtimi përplot me guxim dhe vendosmëri, që e vendosi Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e stabilitetit dhe prosperitetit, të rrethuar me 29 miq dhe aleatë”.
“Kjo është mirë për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sigurinë rajonale dhe për sigurinë transatlantike”, tha Stoltenberg, duke e quajtur vendin importues I sigurt I sigurisë.
Stoltenberg në porosinë e tij foli edhe për solidaritetin e NATO-s në kushte të pandemisë, për kërcënimet e reja të sigurisë dhe paralajmëroi se në Samitin e ardhshëm të Aleancës do të vendoset agjendë ambicioze për të ardhmen e saj, përmes nismës “NATO 2030”.
“Në këto kohë të pasigurta, akoma më e rëndësishme është të keni miq dhe aleatë. Prandaj, urime edhe njëherë Republikës së Maqedonisë së Veriut për përvjetorin e parë të suksesshëm. Ju falënderojmë për kontributin e vazhdueshëm të sigurisë sonë të përbashkët. Dhe faleminderit Zyres së NATO-s për lidhje për tërë ndihmën dhe mbështetjen gjatë viteve. Së bashku qëndrojmë, plot 30 aleatë. Së bashku vazhdojmë ta garantojmë sigurinë e qytetarëve tanë”, theksoi Stoltenberg.
Ceremonia kryesore e shënimit të përvjetorit të anëtarësimit në NATO u mbajt të shtunën në kazermën “Ilinden”, ku folën presidenti Stevo Pendarovski, kryeministri Zoran Zaev, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe komandanti I Komandës aleate të forcave të bashkuara të NATO-s në Napoli, admirali Robert Burk.
Në ceremoni u mbajt edhe trajnim tregues I pjesëtarëve të Armatës, ndërsa mbi Shkup fluturuan aeroplanë të vendeve aleate nga NATO-ja dhe helikopterë të Armatës së Maqedonisë së Veriut.
Me anëtarësimin në aleancën më të madhe ushtarake-politike, vendi e realizoi qëllimin strategjik, të projektuar me konsensus që në vitin 1993, kur Kuvendi miratoi Rezolutë për anëtarësim. Në vitin 1995 Maqedonia iu bashkangjit Programit të Aleancës – Partneritet për paqe, ndërsa Zyra e NATO-s u hap në vitin 1997. Në vitin 1999 vendi u bë kandidate për anëtarësim, që u zyrtarizua vitin e kaluar më 27 mars. Vetëm tre ditë më vonë, më 30 mars 2020, flamuri I Maqedonisë së Veriut u ngrit në selinë e NATO-s në Bruksel me flamujt e shteteve të tjera anëtare.