Nuk ka plotësime të masave për mbrojtje nga koronavirusi, ka vendosur sot Komisioni për Sëmundje Infektive pas mbikqyrjes së gjendjes epidemiologjike.
“Në mëngjes kishte mbledhje Komisioni për Sëmundje Infektive dhe pas kontrollit të gjendjes epidemiologjike në shtet për momentin nuk ka plotësime të masave. Në fuqi mbesin tashmë masat e sjellura për mbrojtje nga virusi”, deklaruan për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë.
Masa për orën policore që është në fuqi në periudhën nga ora 22:00-05:00 të mëngjesit, zgjat deri më 6 prill. Ndalesën e lëvizjes në atë periudhë në 24 orët e fundit e kanë shkelur 22 persona, ndërsa për masën e mbajtjes së mbrojtjes në fytyrë, janë regjistruar 571 shkelje.
Institucionet kompetente gjatë gjithë kohës apelojnë në respektim të masës për mbrojtje me mbajtje të maskës dhe mbajtje të distancës, si dhe respektim të protokolleve.
Shifra e plotë e pacientëve pozitivë dhe të dyshimtë me koronavirus të cilët mjekohen në repartet infektive në vend është 1537 dhe ka rreth 250 shtretër të lirë spitalor në kovid qendrat.
Ministria e Shëndetësisë dje njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.264 raste të reja me Kovid-19, të vdekur janë 29 dhe 722 pacientë të shëruar. Numri i rasteve aktive arrin 16.543.