Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq në Bruksel kishte dy takime të veçanta me eurodeputetet sllovene Tanja Fajon dhe Irena Joveva, në të cilat është biseduar për reformat në Maqedoninë e Veriut me fokus të atyre në gjyqësi dhe luftën kundër korrupsionit.
Mariçiq, siç kumtoi sot Ministria e Drejtësisë, i ka brifuar eurodeputetet për përgatitjet për zbatim të regjistrimit dhe me sukses ka përfunduar faza e parë e operacionit statistikor. Ai ka potencuar se e paqëndrueshme është gjendja e shtetit të jetë pa regjistrim tashmë 20 vjet.
“Ministri detajisht i prezantoi reformat në gjyqësi, me theks të digjitalizimit dhe filtrimit në gjyqësi të cilat i zbaton Këshilli Gjyqësor”, qëndron në kumtesë.
Ministri Mariçiq gjatë vizitës së punës disaditëshe në Bruksel kishte mbledhje edhe me eurokomisarët, Johanes Han dhe Vera Jurova, në të cilat mori mbështetje për reformat në gjyqësi dhe integrimet evropiane.