Trembëdhjetë vite burg i caktoi Këshilli Gjyqësor të akuzuarit Naser Eshtrefi në rastin me vrasjen e Angell Petkovskit. Në shqiptimin e dënimit përllogaritet edhe koha të cilën i akuzuari e ka kaluar në paraburgim dhe secili privim nga liria, ndërsa të cilat janë gati shtatë vite.
Këshilli Gjyqësor gjatë shqiptimit të gjykimit informoi se e ka pasur shumë të vështirë që ta sjellë këtë vendim, sepse bëhet fjalë për dy jetë të të rinjve prej të cilëve njëri e kishte humbur, ndërsa tjetrit I ishte ndërprerë me vuajtjen e dënimit.
Prokurori publik Darko Jakimovski, nga Gjykata kërkoi që të akuzuarit t’i shqiptohet masa e paraburgimit, përderisa avokati i të akuzuarit Ivanka Jakimovska, kërkoi masën e arrestit shtëpiak, pas çka Gjykata vendosi që masa e paraburgimit ndaj të akuzuarit Naser Eshtrefi të vazhdohet deri sa në hyjë në fuqi, gjegjësisht deri në fillimin e vuajtjes së dënimit.
Vrasja e Angell Petkovskit ndodhi më 19 maj të vitit 2014, në lagjen Gjorçe Petrov. Incidenti filloi me vjedhjen e një biçiklete nga ana e Naser Eshtrefit nga fshati Gërçec i Shkupit.
I akuzuari Naser Eshtefi, paraprakisht, me vendim të Gjykatës Themelore Penale në Shkup, të konfirmuar nga Gjykata e Apelit në Shkup, ishte dënuar me burg prej 14 vjetëve. Vendimet i shfuqizoi Gjykata Supreme dhe gjykimi kundër të akuzuarit Eshtrefi ishte kthyer për vendosje të serishme.
Në kuadër të vendosjes së sërishme, pas shtatë viteve nga vrasja e Petkovskit, më 4 mars të këtij viti, ishte bërë rikonstruim te Klinika e Syve në Gjorçe Petrov, me vendim të Gjykatës Themelore Penale në Shkup, ndërsa me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarit.
Rastin e udhëhiqte gjykatësja Diana Gruevksa – Ilievska, ndërsa përfaqësues i akuzës ishte prokurori publik Darko Jakimovski.