Parlamenti Evropian dje e miratoi rezolutën për Maqedoninë e Veriut, me të cilën përshëndeten përpjekjet e vendit në reformat për anëtarësim në BE dhe inkurajohen Shkupi dhe Sofja për të gjetur zgjidhje të përbashkët të pranueshme rreth kontestit për shkak të së cilit Maqedonia e Veriut nuk mund t’I fillojë negociatat me BE-në edhe krahas reformave të plotësuara.
Amendamentet e paraqitura nga ana e Social Demokratët dhe të Gjelbërve përmes së cilit dënohet retorika provokuese e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut nuk kaloi për shkak të një bllokade nga eurodeputetët nga Partia Popullore Evropiane dhe Konservatorët Evropianë.
Përgatitësi i raportit, Ilhan Quçuk e mirëpriti faktin që Maqedonia e Veriut vazhdoi me reformat edhe krahas pandemisë me Kovid-19.“Shpresoj që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të vazhdojnë me dialogun për çështjet e pazgjidhura bilaterale për të arritur një rezultat të qëndrueshëm. Arritja e një kompromisi mbi një plan veprimi me masa konkrete, zbatimi i të cilave do të vlerësohej rregullisht nën Marrëveshjen e Miqësisë, do ta rifillonte procesin dhe do t’i lejonte Këshillit ta mblidhte konferencën e parë ndërqeveritare sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Quçuk.
Eurokomisari për Zgjerim, Oliver Varheji në fjalimin e tij para eurodeputetëve në fillim të debatit për raportet vjetore për progresin për vendet e Ballkanit Perëndimor, shfaqi shpresë se ende ka mundësi që konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut të mbahet gjatë presidencës portugeze me BE-në, gjegjësisht para 1 korrikut.
“Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë pjesë thelbësore e progresit drejtë BE-së, marrëveshjeve bilaterale, Marrëveshja e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshja me Bullgarinë duhet edhe më tutje të zbatohen në besim të të dyja palëve. I inkurajoj Shkupin dhe Sofjen që t’i ndajnë përpjekjet që të gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për çështjet bilaterale, i inkurajoj të gjitha palët që të sillen në mënyrë konstruktive dhe të përmbahen nga deklaratat dhe aksionet të cilat i minojnë interesat më të gjera të BE-së”, deklaroi Varheji.
Ai vlerësoi se, megjithatë, Maqedonia e Veriut ka ende “shumë punë” në pjesën e reformave.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov dje e përshëndeti miratimin e Raportit të Republikës së Maqedonisë së veriut, po shprehu keqardhje që nuk kaloi amendamenti i të Gjelbërve dhe Socialistëve lidhur me sjelljen jo parimore dhe provokative të autoriteteve bullgare ndaj vendit.
“Dua ta përshëndes miratimin e Rezolutës së PE-së me një shumicë të madhe, duke e përfshirë edhe kompromisin I cili është arritur rreth uordingut për aderimin se çështjet bilateral nuk guxojnë të shfrytëzohen për bllokimin e procesit aderues. Por nuk mund të shmang pa I përmendur disa nga amendamentet për të cilat është votuar sot. Dua të shpreh keqardhje dhe dëshpërim që janë miratuar amendamentet 3 dhe 4 të parashtruara nga grupi iEPP-së dhe do të doja të shpreh keqardhje që amendamenti 2 I parashtruar nga Bellka, Piculla, Fajon dhe Shider nuk mori mbështetje nga shumica”, tha Dimitrov në fjalimin në takimin e 18-të të Komitetit të përzier parlamentar – Maqedonia e Veriut dhe BE-ja.
Njëri amendament i EPP-së ka të bëjë me vendimin e PE-së se rekomandimet e mëparshme për mos-diskriminim të njerëzve që deklarojnë hapur se janë me origjinë ose origjinë Bullgare nuk janë zbatuar dhe është akoma problem të thuhet se ata kanë diçka të përbashkët me Bullgarinë. Tjetri, siç e shprehu ai, eurodeputeti bullgar i EPP Andrei Kovaçev këmbëngul në “pajtimin historik të bazuar në një histori të përbashkët bullgare, siç parashikohet në Marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të mirë”.
Eurodeputetët në takimin e 18-të të djeshëm të Komitetit të përbashkët parlamentar – Maqedonia e Veriut dhe BE-ja, i cili u mbajt praktikisht për shkak të bashkë-pandemisë, thanë se Kuvendi ka një rol kryesor në procesin e integrimit evropian të vendit dhe është e nevojshme të kapërcehet bllokada sa me shpejt te jete e mundur. Është shprehur edhe mbështetja për fillimin e negociatave të pranimit.
Në hapjen e takimit virtual u drejtua nga bashkëkryetari nga pala evropiane Andreas Shider, i cili theksoi se PE tradicionalisht mbështet plotësisht përcaktimin strategjik të Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në BE, për të cilën vendi është i përkushtuar ndaj reformave të BE dhe tejkalimit të problemeve me fqinjët.
“Vazhdimisht u bëjmë thirrje anëtarëve të BE-së që të respektojnë këtë angazhim dhe të tregojnë vullnet politik që do t’i mundësonte Këshillit të miratojë përfundimisht kornizën negociuese dhe kështu të mundësojë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, e cila do të konfirmojë besueshmërinë dhe objektivitetin e procesit të pranimit”, tha Shider, i cili përveç reformave në fushat kryesore inkurajoi zbatimin e regjistrimit si një operacion statistikor në përputhje me standardet dhe rregulloret evropiane.
Deputeti Bilall Kasami, si bashkëkryesues i Komitetit të Përbashkët Parlamentar – Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Evropian tha se pas zgjedhjeve në Bullgari, ai pret intensifikimin e kontakteve dhe një qasje racionale për negociatat e hapura, dhe një hartë të qartë për institucionet e BE për të filluar negociatat me Maqedoninë Veriore dhe mbajtjen e një konferencë ndërqeveritare.
“I pranojmë modifikimet e procesit të pranimit që e bëjnë atë më efikas dhe një shprehje të arritjeve të secilit vend individualisht. Na duhet një perspektivë e qartë evropiane, një kornizë e qartë kohore dhe metodologji për negociatat e ardhshme. Negociatat e anëtarësimit duhet të varen nga reformat dhe arritja e standardeve evropiane, negociatat dypalëshe nuk duhet të jenë pjesë e kornizës negociuese” tha Kasami.
Gjenoveva Ruiz Kalavera, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor, Drejtoria e Përgjithshme për fqinjësi dhe negociata për zgjerim pranë Komisionit Evropian,e theksoi nevojën për të zgjidhur bllokadën në Parlament sa më shpejt të jetë e mundur dhe nevojën për të mbajtur marrëdhënie të mira fqinjësore. Të gjitha marrëveshjet dypalëshe, veçanërisht marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, tha ajo, duhet të zbatohen nga të gjitha palët në një frymë të mirë dhe Shkupi dhe Sofja duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të gjetur një marrëveshje të pranueshme nga të dy palët.
“Komisioni Evropian vazhdon ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në procesin e pranimit në BE”, tha Ruiz Kalavera.
Ministri I Drejtësisë, Bojan Maripiq dje realizoi takim me eurokomisarin për financa, Johanes Han, në kuadër të vizitës në Bruksel. Mariçiq dhe Han në takim diskutuan për reformat në jurisprudence dhe procesin e digjitalizimit të gjykatave.
“Morëm mbështetje për këto ndërhyrje me shqyrtimin e mundësive për ndihmë më të madhe financiare në pjesën e digjitalizimit dhe në pjesën e përforcimit të administratës në gjyqësi. I diskutuam të gjitha momentet aktuale lidhur me zbatimin e procesit të furnizimit të vaksinave, por edhe për atë se si sa më shpejtë të hapen negociatat për shtetet nga Ballkani Perëndimor. Morëm mbështetje për të gjitha përpjekjet. Morëm garanci se KE-ja do të vazhdojë me mbështetje konkrete për Maqedoninë e Veriut”, theksoi Mariçiq.