Numri i të vetëregjistruarve në diasporë dje ishte 137.114, që është një rritje nga numri i përgjithshëm prej 7.102 në vetëm një ditë, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave. Ka mbi 45.000 në Zvicër, 31,000 në Gjermani, 19.000 në Itali, 5.100 në SHBA, 1.682 në Australi dhe 1.215 në Kanada.
Vetëregjistrimi i diasporës është duke u zhvilluar nga 1 mars dhe do të përfundojë në 21 prill.
Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostoll Simovski dhe drejtori i Agjencisë së Migrimeve, Sllobodan Bliznakovski, të cilët dje mbajtën takim pune kushtuar aktiviteteve vijuese lidhur me vetëregjistrimin e shtetasve të Maqedonisë së Veriut theksuan se janë të kënaqur nga jehona dhe presin ky numër të rritet vazhdimisht.
“Dy drejtorë edhe njëherë e theksuan rëndësinë e regjistrimit të shtetasve të Maqedonisë së Veriut të cilët më gjatë se një vit jetojnë jashtë vendit. Në këtë mënyrë ata kanë mundësi të regjistrohen në bazën e popullatës jorezidente, ndërsa këto të dhëna shtetit i nevojiten për planifikim përkatës dhe përmirësimin e shërbimeve të cilat përfaqësitë diplomatike-konsullore i ofrojnë, si edhe për përmirësimin e politikave brenda në shtet”, thuhet në kumtesë.
Zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski në konferencën e djeshme për shtyp theksoi se për Regjistrimin 2021, për zbatimin e pjesës në terren nevojiteshin 5.055 regjistrues dhe 550 instruktorë rajonal. Në konkurset u paraqitën mbi 10.000 qytetarë, është siguruar numri i nevojshëm për fillim të aktiviteteve regjistrues dhe për sistemimin e të gjitha qarqeve të regjistrimit. Në vijim është selektimi i të paraqiturve në konkursin e fundit për regjistrues, prej tyre në 30 rajone tashmë janë zgjedhur dhe përgatiten marrëveshjet.
Ai theksoi se të dhënat e regjistrimit janë të besueshme dhe të mbrojtura sipas standardeve më të larta. Regjistrimi në kushte të pandemisë tërësisht është siguruar dhe qytetarët duhet të jenë të qetë. Protokollin shëndetësor për regjistrimin e përpunoi Komisioni për Sëmundje Infektive është përgatitur deri në detajin më të vogël që të mbrohet shëndeti i qytetarëve dhe i regjistruesve.
Arsovski potencoi se pjesëmarrja në regjistrim është e obligueshme, penalisht do të përgjigjet vetëm për nxitje të bojkotit të operacionit statistikor, ata që do të refuzojnë të regjistrohen do të fillohet procedurë kundërvajtëse, ndërsa do të sanksionohen deri në 300 euro.
“Thirrja dhe bojkoti i regjistrimit është vepër penale. Ajo është njësoj si organizimi i rezistencës dhe padëgjueshmërisë ndaj vendimeve ligjore dhe masave të organit shtetëror të përfshirë me nenin 387 të Kodit Penal. Parashikon gjoba në para ose burg deri në tre vjet për atë që organizon të tjerët në rezistencë ose padëgjueshmëri. Nëse sërish, për shkak të veprës nuk është zbatuar, ose dukshëm është vështirësuar zbatimi i vendimit ligjore, pengon në mënyrë të konsiderueshme zbatimin e një vendimi ose mase të ligjshme ose nëse ai kryen veprën si drejtues i një grupi, autori do të dënohet me burg prej një deri në pesë vjet”, tha Arsovski, i cili e citon edhe nenin 387 të Kodit Penal.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi dje pati takimit me përfaqësues të komunitetit turk, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile të komunitetit rom në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Bashkëbisedimi mes Grubit dhe përfaqësuesve të komunitetit rom ka qenë me fokus pikërisht në rëndësinë e regjistrimit të popullsisë dhe me theks të veçantë tek komuniteti rom i cili duhet të vihet në lëvizje që të përmbushë këtë obligim qytetarë, derisa mesazhi tek ata do të përçohet përmes personaliteteve të cilët kanë ndikim”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të Grubit.
Ai ka theksuar se sensibilizimi më i madh i popullatës në përgjithësi por dhe i komunitetit rom në veçanti do të sjellë numër sa më të madh të të regjistruarve derisa në anën tjetër edhe vet shteti do të ketë një pasqyrë sa më të qartë të gjendjes së popullatës në vend.
Zëvendëskryeministri i parë përfaqësuesve të komunitetit rom u vuri në dukje se dikasteri që ai drejton është shtëpi e të gjithë komuniteteve duke ofruar kështu bashkëpunim për të gjitha komunitetet në vend.
Regjistrimi është operacion shumë i rëndësishëm statistikor për urbanizimin dhe planifikimin e ardhshëm në të gjitha rajonet në të gjithë shtetin, theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski gjatë vizitës së sotme në komunën e Resnjës.
Duke u bërë thirrje qytetarëve të Prespës të regjistrohen në periudhën e planifikuar, ai theksoi se të dhënat e sakta demografike kanë një rol të rëndësishëm në planifikimin dhe zhvillimin e qyteteve dhe shtetit.
“Çështja e regjistrimit është shumë e rëndësishme për shkak të urbanizimit dhe planifikimit të ardhshëm në të gjitha rajonet në të gjithë shtetin. Të dhënat demografike, karakteristikat dhe parametrat japin një rol të rëndësishëm në planifikimin e zhvillimit të ardhshëm të shtetit dhe qyteteve, infrastrukturën, qarkullimin e automjeteve dhe zhvillimin e planeve të përgjithshme dhe të hollësishme urbane”, tha Boçvarski.
Rajoni i regjistrimit 32 ku janë të përfshirë vendbanime në komunat e Tetovës dhe Bogovinës, është rajoni më i madh i regjistrimit në rajonin e Pollogut me gjithsej 300 qarqe regjistrimi për të cilat është parashikuar regjistrimin ta realizojnë 242 regjistrues. Puna e tyre gjatë regjistrimit të popullsisë dhe familjeve do të kontrollohet nga 24 instruktorë rajonal.
“Në ndërtesën e Komunës së Tetovës, trajnimet dhe udhëzimet janë duke u zhvilluar nga persona të autorizuar nga Enti shtetërorë për statistikë për instruktorët rajonalë. Për regjistruesit është duke e pritur vendim përfundimtar për zgjedhjen e tyre, të cilat gjithashtu duhet të vijnë nga Enti. Kishte dy konkurse, sepse megjithëse në konkursin e parë u paraqitën 366 kandidatë, jo të gjithë erdhën për testim. Pastaj u shpall edhe konkurs tjetër për 110 regjistrues të cilët gjithashtu e kaluan testin”, deklaroi Sllavica Serafimovska, kryetare e komisionit rajonal të regjistrimit.
Nga 242 regjistrues, 182 janë shqiptarë, 49 maqedonas, gjashtë janë turq dhe pesë janë romë. Nga 24 instruktorë të regjistrimit, 17 janë shqiptarë, pesë janë maqedonas dhe nga një rom dhe turk.
Në rajonin e regjistrimit 33 janë të përfshira vendbanimet nga komunat Tearcë dhe Jegunovcë ndërsa rajoni i regjistrimit 34 përfshin vendbanimet nga komunat Zhelinë dhe Bërvenicë.
Kryeministri Zoran Zaev, deklaroi dje se nuk do të ketë shtyrje të regjistrimit, duke u kërkuar të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në këtë operacion statistikor dhe ta përmbushin detyrën e tyre qytetare ndaj shtetit. Shtyrja, tha, është e pakuptimtë, sepse, siç theksoi, askush nuk mund të garantojë nëse situata me pandeminë në vjeshtë ose në pranverën e ardhshme nuk do të jetë e njëjtë si është tani.
Sipas Zaevit, ekziston zgjidhje edhe nëse ndodh që disa prej komisioneve të infektohen me koronavirus.
“Nëse nuk arrijmë deri më 21 prill dhe komisioni i regjistrimit në komunën e Çairit apo Strumicë është i infektuar, mund të shtyhet për 14 ditë, mund të prolongohet pjesa e vetë regjistrimit. Mund të gjenden mënyra se si duhet të mbahet regjistrimi. Nëse e shtyjmë për për vjeshtë, mund ta kemi të njëjtën valë si tani, nëse deri në pranverën e vitit të ardhshëm mund të ketë të njëjtën valë si tani”, tha ai.
Regjistrimi në vend duhet të mbahet nga 1 deri më 21 prill. Regjistrimi i diasporës aktualisht është duke u zhvilluar, i cili filloi më 1 mars dhe do të përfundojë më 21 prill. Opozita VMRO-DPMNE kërkon shtyrje të regjistrimit për shkak të pandemisë së shkaktuar nga KOVID-19, ndërsa struktura të caktuara politike dhe lëvizje civile po bëjnë thirrje për bojkot. Regjistrimi i fundit i popullatës është mbajtur në vitin 2001.