Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik për periudhën nga 15 deri më 21 mars, i publikuar dje, tregoi se numri i të sapoinfektuarve, të vdekurve dhe të shëruarve është rritur në krahasim me javën e kaluar. Janë regjistruar 6.899 raste të reja pozitive nga 35 qytete të vendit, me një rritje prej 26.4 përqindëve krahasuar me javën e kaluar, njoftoi dje Ministria e Shëndetësisë. Incidenca më e lartë javore është regjistruar në Negotinë (së bashku me Demir Kapinë).
Rritja më e madhe e përqindjes krahasuar me javën e kaluar ishte regjistruar në grupmoshat nga 10 në 19 vjeç, gjegjësisht 33.1 për qind.
Përqindja e rasteve pozitive varion nga 23.4 për qind në 32.3 për qind, mesatarisht 27.9 për qind, që është për tre për qind më shumë se javën e kaluar.
Është rritur gjithashtu edhe numri i vdekjeve krahasuar me javën më parë. Janë raportuar 158 vdekje nga 27 qytete, që është 22.5 për qind më shumë se javën e kaluar.
Statusin “të shëruar”, e kanë fituar 3.343 njerëz të cilët ishin të shtruar në spital ose morën trajtim në shtëpi, me rritje prej 22.1 për qind krahasuar me javën e kaluar.
Statistikat e djeshme treguan një përqindje të lartë të rasteve të reja me Kovid-19. Nga 3.728 teste, 1.056 të infektuar të rinj janë regjistruar, që është 28 për qind e atyre që janë testuar. Janë raportuar gjithsej 25 vdekje, të moshës 29-87 vjeç dhe 727 pacientë janë shëruar. Të gjitha vdekjet e raportuara janë në kushte spitalore dhe me sëmundje shoqëruese, informuan nga Ministrinë e Shëndetësisë.
Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 595.686 testime për Kovid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid në vend që nga fillimi i epidemisë është 120.882, numri i pacientëve të shëruar është 102.201 numri i të vdekurve është 3.528 dhe numri i rasteve aktive është 15.153. Më shumë raste aktiv ka në Shkup – 7728, Prilep – 920, Kavadar – 648, Ohër – 588, Kumanovë – 553, Tetovë – 458, Veles – 485, Manastir – 472, Negotinë – 427. Në qytetet e tjera ka më pak se 400.
Në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet në qytete të tjera, trajtohen 1392 pacientë me Kovid-19. Ka rreth 300 shtretër spitalorë të zbrazët në kovid – qendra, nga të cilat 70 vende të lira në Shkup.
Gjithsej 569 persona janë të shtruar në kovid – qendrat në kryeqytet. Një numër i madh i pacientë janë në mbështetje të oksigjenit. Në qendrat kovid në spitalet në qytete të tjera, është raportuar se mjekohen gjithsej 823 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus.
Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 123 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për sëmundje infektive janë të shtrirë 117 pacientë, përderisa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle nuk ka 16 pacientë. Në Klinikën për Sëmundje të fëmijëve ka 27 fëmijë pozitivë me Kovid-19, ndërsa në KGJO janë të shtrirë 10 paciente pozitive. Në spitalin në Manastir janë të hospitalizuar 82 pacientë pozitivë dhe supsektivë me Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë të hospitalizuar 65 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 35 pacientë, në Veles po mjekohen 74 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 124 pacientë pozitivë dhe suspektivë me Kovid-19. Në kovid-qendrën në Ohër janë 94 pacientë të hospitalizuar, në Prilep 117, në kovid-qendrën në Gostivar 35, në Strugë 20 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë të hospitalizuar 62 pacientë, në Koçan 15, në Kërçovë 11, Kavadar 65, ndërsa në Gjevgjeli 25 persona, pozitivë dhe suspektivë me koronavirus.
Në spitalin në Gjevgjeli, ku po trajtohen 25 pacientë me Kovid, u ankuan se nuk kanë më vende të lira.. Në atë qytet, dhjetë të punësuar në kopshte janë infektuar me koronavirus. Përkundër numrit të madh të punonjësve të infektuar, kopshti thotë se procesi arsimor zhvillohet pa asnjë ngecje.
Ndërkohë, vazhdon vaksinimi i punonjësve shëndetësorë. Që nga 22 marsi, gjithsej 6.704 punonjës shëndetësorë janë vaksinuar me dozën e parë (4.002 – “Fajzer” dhe 2.702 – “Sputnik V” dhe 2.572 (“Fajzer”) me dozën e dytë të vaksinës kundër Kovid-19.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje potencoi se pagat në shëndetësi vazhdimisht rriten dhe kontribuojnë dukshëm në rritjen e pagës mesatare.
“Kumulativisht, së bashku me të gjitha rritjet e deritanishme, përfshirë edhe rritjet në muajin shkurt 2020, pagën bazë të mjekut specialist e kemi rritur për 40 për qind, të infermiereve midis 20 dhe 23 për qind. Mjekëve të përgjithshëm për 25 për qind, ndërsa të bashkëpunëtorëve shëndetësorë për 15 për qind”, shkroi Filipçe.
Lidhur me orën policore, që u vendos për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, dje MPB-ja ka regjistruar 13 shkelje të ndalimit të lëvizjes dhe ka shqiptuar 365 sanksione për mosmbajtjen e maskës.
Në botën deri më tani, janë infektuar më shumë se 124 milionë njerëz, kanë vdekur mbi 2.7 milionë dhe 100 milionë pacientë janë regjistruar si të shëruar.
Komisarja evropiane për shëndetësi Stella Kiriakides dje u bëri thirrje të gjitha vendeve që prodhojnë vaksina kundër Kovid-19 të kontribuojnë në furnizimin global dhe të lehtësojnë funksionimin e duhur të zinxhirëve të furnizimit.
“U bëjmë thirrje kompanive të përfshira në zinxhirin e vaksinave që të lëshojnë të gjitha rezervat dhe t’i respektojnë marrëveshjet”, tha Kiriakides në takimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Gjenevë.
Nënkryetari i Komisionit Evropia,n Marosh Sefoviq tha dje se marrëveshjet e vaksinave me kompani farmaceutike mund të pritet të arrijnë qëllimin e vaksinimit të 70 për qind të popullsisë së BE deri në fund të verës, megjithë problemet me Astra Zeneka.
Nënkryetari i Komisionit tha se tani është koha për të përshpejtuar shpërndarjen e vaksinave të kontraktuara, dhe se Astra Zeneka ende nuk i përmbush premtimet e saj të përcaktuara në marrëveshje.
Megjithatë, me dozat që duhen mbërritur nga Moderna, Xhonson & Xhonson dhe Fajzer deri në fund të tremujorit të dytë, Komisioni Evropian është optimist se synimi i vaksinimit të 70 për qind të popullatës së rritur të BE do të arrihet në fund të verës.