Në organizim të zyrave të UNICEF-it, OBSH-së dhe USAID-it, sot në Shkup do të mbahet onlajn ngjarje në të cilën do të prezantohet aplikacioni mobil “HealthBuddy+” dhe për të mbahet panel diskutimi me temë “Dezinformatat dhe KOVID-19” .
Siç paralajmërojnë organizatorët, fjalime hyrëse në panel diskutimin do të kenë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, përfaqësuesja e UNICEF-it Patricia Di Xhovanni, përfaqësuesja e OBSH-së Xhihan Tavila dhe ambasadorja e SHB-së Kejt Marie Brnz.
Si ekspertë në temë do të flasin Simon van Voerden, nëpunësi për komunikim për gjendje të krizave pranë Zyrës rajonale të OBSH-së për Evropë, Serxhio Tomsa, specialist rajonal për sjellje dhe ndryshime sociale, Zyra rajonale e UNICEF-it për Evropë dhe Azinë Qendrore, drejtoresha e Institutit për studime të komunikimit Zhaneta Trajkoska dhe Biljana Petkovska, drejtoreshë e Institutit maqedonas për media.
“HealthBuddy+” është një zgjidhje interaktive shumëgjuhëshe e zhvilluar nga Zyra rajonale e UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore (ECARO) dhe Zyra rajonale e OBSH-së për Evropën (OBSH/Evropë) dhe siguron qasjen në informacionin më të fundit për KOVID-19 bazuar në prova. Siguron informacion të vërtetë në lidhje me KOVID-19 dhe ndihmon në zbërthimin e miteve dhe pretendimeve të rreme në lidhje me virusin. Në vendin tonë, ai u realizua me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). HealthBuddy + është gjithashtu i disponueshëm në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google Play.