Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se deri më tani janë regjistruar 137.111 shtetas tanë në diasporë, ndërsa vetëm në ditën e fundit 7.102 shtetas.
“Shpresojmë që ky ritëm i regjistrimit të vazhdojë deri në fund të operacionit më 21 prill. I ftojmë të gjithë mërgimtarët tanë të shfrytëzojnë rastin dhe t’u përgjigjen pyetjeve në aplikacion. Ndani rreth 10 minuta nga koha juaj e çmuar për të qenë pjesë e fotografisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, thonë nga Enti Shtetëror i Statistikave.
Për çdo paqartësi në lidhje me metodologjinë e regjistrimit ose ndonjë problem teknik, nga Enti Shtetëror i Statistikave thotë se ato janë në dispozicion me linjat e hapura të komunikimit të disponueshme në ueb-faqen e Popis2021.stat.gov.mk.