Kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri i ngarkuar në luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe resurseve njerëzore, Lupço Nikollovski, dërguan letër deri te kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi dhe deri te e gjithë përbërja e deputetëve për rëndësinë e shtëpisë ligjvënëse në proceset lidhur me luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Në letër, siç kumtoi Pres shërbimi qeveritar, përmendet nevoja për unitet në sjelljen e Strategjisë nacionale për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave, bashkë me Planin e veprimit për funksionimin e saj, si dhe ndryshimet e nevojshme ligjore të ndërlidhura me realizimin në kohë të një pjesë të masave nga Plani operativ në luftën kundër korrupsionit.
“Duke u nisur nga nevoja që të eliminohen pengesat dhe që të avancojmë sistemin, gjegjësisht që të sigurojmë që institucionet gjithmonë të jenë në gatishmëri në linjat e para në luftën kundër korrupsionit. Institucionet duhet të sigurojnë, parandalojnë, njohjen dhe sanksionimin e çdo lloji të korrupsionit në të gjitha fushat e pushteti pa përjashtim. Me këtë letër ju drejtohemi Juve, të nderuar deputet, si një lidhje kyçe për miratimin e kornizës së nevojshme ligjore dhe rregullores dhe si përgjegjës për kontrollin dhe mbikëqyrjen mbi institucionet e pushtetit ekzekutiv dhe organeve të pavarura, me apel dhe lutje që ti keni prioritet këtyre proceseve dhe të jepni impuls shtesë i cili do të ndihmojë menaxhimin sistematik me korrupsionin”, qëndron në letrën nga kryeministri Zaev dhe zëvendëskryeministri Nikollovski.
Njëherësh në letër Zaevi dhe Nikollovski, shprehën falënderim deri te të gjithë deputetët për përpjekjet e deritanishme me një apel që me intensitet edhe më të fuqishëm për mbështetje dhe pjesëmarrje në procesin reformues evropeizmit, përparimin, zhvillimin dhe zbatimin e legjislacionit evropian, për sundimin e së drejtës dhe luftës pa kompromis kundër korrupsionit.
“Mbështetja e ndryshimeve ligjore që dalin nga Plani për luftën kundër korrupsionit, por edhe nga Strategjia nacionale, me konsensus, do të dërgojë një mesazh të qartë te qytetarët, besimin e të cilëve e kemi pikërisht për këtë luftë për një jetë më të mirë. Një hap i tillë konsensual do të dëgjohet dhe do të shihet nga qytetarët si shtetëror dhe i përgjegjshëm. Por, një gjë e tillë do të tregojë edhe gatishmërinë e të gjitha pushteteve që të mbeten në të njëjtën anë me qytetarët”, theksohet në letër.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më datë 2 mars 2021, në mbledhjen e 50-të e miratoi dokumentin operativ, “Plani për luftë kundër korrupsionit”, si pjesë e prioriteteve nga “Aksioni 21 – Standarde evropiane në vend”. Ky dokument operativ ka për qëllim që përmes masave sistematike të kontribuojë në parandalimin dhe çrrënjosjen e korrupsionit. Zbatimi i tij në masë të madhe varet nga ndryshime të caktuara ligjore të cilat janë të nevojshme për zbatimin e Planit dhe në të njëjtën kohë edhe në pjesën e miratimit të Strategjisë nacional për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, gjë që kërkon edhe përfshirjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.