Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 56-të, me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, vendosi ta vazhdojë masën aktuale të ndalesës dhe regjimit të posaçëm të lëvizjes së qytetarëve në të gjithë vendin, në periudhën nga ora 22:00 deri në orën 05:00, duke filluar nga sot, pra prej më 23 mars deri më 6 prill.
Vendimi i Qeverisë për orën policore prej orës 22 deri në 5 të mëngjesit, ishte sjellë më 10 mars, ndërsa përfundoi sot.
Qëllimi i vendosjes së saj ishte që të kufizohej lëvizja dhe komunikimi i të rinjve të cilët intensivisht komunikojnë në parqe, hapësira publike, e madje edhe shtëpi pas mbylljes së objekteve hotelierike sepse ishte konstatuar se ata janë një nga transmetuesit kryesorë të virusit.