Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq prej sot po qëndron për vizitë pune disa ditore në Bruksel. Janë parashikuar takime me eurokomisionarë dhe eurodeputetë për të diskutuar proceset e reformave në vend, reformat evropiane me fokus ato në fushën e drejtësisë.
Gjatë kohës së vizitës, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, Mariçiq është parashikuar të takohet me nënkryetaren e Komisionit Evropian për Transparencë dhe Vlera Vera Jurova, eurodeputetët Andreas Shider, Tanja Fajon, Juan Fernando, Zheljana Zovko, Katarina Barli, Irena Joveva dhe Vladimir Biliçiq.
Për më tepër, është planifikuar takim me raportuesin e Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Quçuk.
Në Bruksel, ministri Mariçiq gjithashtu do të marrë pjesë në video ngjarjen e organizuar nga Qendra për Politikën Evropiane (QPE) ku do të flasë për perspektivat evropiane të Maqedonisë të Veriut dhe sundimin e ligjit, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.