Nëse me masa të reja restriktive ka shkurtim të punës së disa veprimtarive, atëherë sigurisht se do të ketë mbështetje shtesë për to. Në këtë mënyrë vepruam edhe në periudhën e kaluar dhe ashtu do të veprojmë. Sektori turistik-hotelierik I cili është më I godituri nga pandemia mori edhe mbështetje më të madhe përmes masave qeveritare, thotë ministri I Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, duke paralajmëruar se së shpejti do të publikohet konkursi për vauçerë për mbështetje të turizmit vendor.
“Do të vazhdojë të realizohet masa që ka të bëjë me vauçerët për stimuli të turizmit vendor duke pasur parasysh se gjendja është e paparashikueshme deri në sezonin turistik dhe tërheqja e turistëve të huaj. Konkurset publike për këtë masë janë përgatitur dhe do të publikohen diku nga fillimi I muajit prill, por kjo nuk do të jetë ndihma e vetme për sektorin turistik. Do të thotë, po realizohet I tërë program për zhvillim të turizmit në suaza të sektorit për turizëm në Ministrinë e Ekonomisë. Nëse ndodhë që edhe ky sezin veror të humbet për shkak të pandemisë, mu për këtë sektor do të ketë ndihmë shtesë”, tha ministri Bekteshi në intervistë për Magazinë ekonomike në Televizionin Alsat.
Ministri në intervistë, siç informojnë nga Ministria e Ekonomisë, potencoi se në interes të qytetarëve dhe ekonomisë është sa më parë në Kuvend të sillen Ligjet të cilat dalin nga pakoja e pestë e masave të cilat një kohë të gjatë janë bllokuar nga opozita.
Ministri potencoi se masat e miratuara janë targetuar edhe në konsultim me të gjitha odat dhe sindikatat si mbështetje prioritare gjatë kësaj periudhe.
Lidhur me kërkesën e hotelierëve për dhënie të lejes që të hapen restorantet për dasma me protokolle të posaçme, ministri edhe njëherë potencoi se në këtë periudhë më I rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve dhe se Qeveria vepron sipas rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse.
Sipas tij, edhe krahas krizës së shkaktuar nga pandemia, të dhënat tregojnë stabilizim të ekonomisë. Buxheti është likuid, po rriten të ardhurat buxhetore, po rritet këmbimi tregtar, ndërsa pritjet janë se ky trend do të vazhdojë edhe gjatë tërë vitit.