Në rritje është numri i të sëmurëve dhe të shtruarve në spital me Kovid-19 në shtet. Gjendja ndiqet, tani për tani nuk ka masa të reja, por mbetet masat e tanishme ora policore nga 22 deri në orën 5. Nëse kjo nuk i jep rezultatet e pritura nuk përjashtohen kufizime të reja për të cilat Komisioni për Sëmundje Infektive do të marrë vendim në fillim të javës së ardhshme.
“Ndodhemi në kulmin e valës së tretë të pandemisë dhe kemi rritje të vazhdueshme të numrit të rasteve aktive, por tani për tani mbetet masa e tanishme që ora policore të fillojë prej orës 22:00. Tani nuk është koha për kurrfarë zbutjesh të masave. Përkundrazi, do të ketë edhe shtrëngim të masave diku në fillim të javës së ardhshme, nëse kjo nuk i jep rezultatet e pritura”, tha dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencë për shtyp me kryetarin e Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhovski.
Në rritje është numri i të sëmurëve dhe të shtruarve në spital me Kovid-19 në shtet. Gjendja ndiqet, tani për tani nuk ka masa të reja, por mbetet masat e tanishme ora policore nga 22 deri në orën 5. Nëse kjo nuk i jep rezultatet e pritura nuk përjashtohen kufizime të reja për të cilat Komisioni për Sëmundje Infektive do të marrë vendim në fillim të javës së ardhshme.
Sa i përket asaj se a ka analizë që tregon nëse ora policore prej orës 22 deri në orën 5 do të japë rezultate për një kohë aq të shpejtë, duke pasur parasysh se jemi në fazë të valës së re të fuqishme të koronavirusit që po përhapet shumë shpejtë, Filipçe tha se analizat kanë treguar se të rinjtë të cilët grupohen pas orës 22 janë transmetues kryesorë të virusit.
“Në pjesën e asaj se si presim të ndikojë ora policore, anketat epidemiologjike dhe analizat kanë treguar se ka shumë gjasa që të rinjtë të cilët qëndrojnë dhe grumbullohen pa respektuar dhe pas mbylljes të objekteve hotelierike janë transmetues të virusit dhe kjo shihet edhe përmes grupeve më të moshuara. Atë që e detektuam gjatë valës së kaluar ishte se pas vendosjes së disa masave në periudhë prej dy javëve ishin të dukshme rezultatet, këtë e presim edhe tani. Ne tani jemi në javën e pestë dhe nëse vala paraprake ka zgjatur gjashtë deri tetë javë, kjo nënkupton se e kemi kaluar gjysmën dhe në atë kuptim i presim rezultatet në fund të kësaj dhe në fillim të javës së ardhshme”, vlerësoi ministri.
Filipçe përsëriti se as që mendojnë që të ketë lehtësime të masave, përkundrazi, do të kishim madje edhe ashpërsim të tyre diku në fillim të javës së ardhshme, nëse kjo nuk i jep rezultatet e pritshme.
“Gjithkund në shtet, diku më shumë, diku më pak, ka rritje të incidencës dhe transmetimit të virusit – dy punë konsiderojmë se janë shkak për këtë. Së pari, mosrespektim i masave dhe e dyta llojet e virusit të cilat janë më pak të transmetueshme”, shtoi ministri.
Informoi se për momentin ka 11.889 raste active dhe rritje prej mbi 5000 raste active në muajin e fundit, prej 15 shkurtit deri më 15 mars.
Filipçe tha edhe se në ato qytete ku gjatë dy javëve të fundit pati rritje të incidencës, ajo tani është pakësuar, ndërkaq atje ku ishte qetë, tani vërehet rritje e incidencës. Theksoi edhe se në Shkup ka rreth 1100 vende të plotësuara spitalore dhe se të gjitha kovid qendrat në shtet janë në funksion.
Njëqind e gjashtëmbëdhjetë raste të riinfektimit janë regjistruar në vend përfshirë të dhënat e djeshme, dy prej të cilave vdiqën, informoi sot në konferencë për shtyp kryetari i Komisionit për sëmundjet infektive, Zarko Karaxjovski, i cili theksoi se konsideron se kjo është kryesisht për shkak të mosrespektimit të masave, veçanërisht për ata njerëz që tashmë e kanë kaluar virusin dhe që mendojnë se nuk mund të sëmuren përsëri.
“Nga afër e monitorojmë përqindjen e paraqitjes së këtij ri-infektimi, në 112 mijë pozitivë, nëse merrni 116 ri-infeksione, është 0,01 për qind, që është një numër relativisht i vogël i numrit të përgjithshëm të pozitivëve”, theksoi Karaxhovski
Shpjegoi se për llojin britanik është karakteristikë që transmetohet 50 deri 70 për qind më shpejt, tashmë është verifikuar në vend, veçanërisht në qytete më të mëdha si Shkupi, Ohri, Prilepi.
“Nuk mund t’i themi popullatës se nëse e kanë kaluar infeksionin, nuk do të mund të kenë riinfektim,” tha Karaxhovski dhe shtoi se virusi ka më shumë se 4.000 mutacione.
Sipas të dhënave të djeshme të publikuara të Institutit për Shëndet Publik, në 24 orët e fundit janë regjistruar 1293 raste të reja me Kovid-19, 24 të vdekur dhe 339 pacientë të shëruar.
Gjithsej 1135 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me koronavirus trajtohen në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet në qytetet tjera, me ç’rast ka rreth 280 shtretër të lirë spitalor në kovid qendrat, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në vijim është vaksinimi kundër Kovid-19 I punonjësve shëndetësorë. Në përfundim me ditën e djeshme janë vaksinuar 5300 punonjës shëndetësorë.
Instituti për Demokraci përmes Programit për mbështetje parlamentare zbatoi anketë, sipas së cilës gjysma e qytetarëve të anketuar kanë deklaruar se do të vaksinoheshin, ndërsa 16 për qind ende kanë hamendje. Shumica e qytetarëve, sipas anketës, e preferojnë vaksinën e “Fajzer”. Nga ana tjetër qytetarët konsiderojnë se Qeveria nuk bën mjaftueshëm që ta adresojë situatën me krizën aktuale.
Në pyetjen “A do të vaksinoheshit”, 50 për qind janë përgjigjur me “po”, 34 për qind me “jo”, ndërsa “nuk e di” janë përgjigjur 16 për qind e të anketuarve.
Tridhjetë e nëntë për qind janë përgjigjur se do të vaksinoheshin me “Fajzer”, me “Sputnik” 21 për qind, me atë kineze “Sinofarm” gjashtë për qind, me “Moderna” pesë për qind, përderisa me “AstraZeneka” tre për qind e qytetarëve.
“Nuk e di” me cilën vaksinë janë përgjigjur 27 për qind e qytetarëve të anketuar.
Nga Instituti për Demokraci nuk është theksuar se te sa të anketuar është kryer hulumtimi i mendimit publik. Shtojnë se raporti nga analiza e mendimit publik për vitin e kaluar do të jetë i kapshëm për publikun javën e ardhshme.