Ministri I Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nuk konsideron se zgjidhja e çështjeve kontestuese me Bullgarinë fqinje është ngritur si kusht I Bashkimit Evropian për fillim të negociatave për anëtarësim. Ai thotë se insistimi I eurokomisarit për zgjerim Oliver Varheji që kjo çështje të zgjidhet më shpejtë vjen për shkak të faktit që, siç tha, të gjitha vendimet në union sillen me konsensus dhe se përderisa nuk ka pajtueshmëri nga Bullgaria, procesi I negociatave nuk mund të fillojë.
“Politikat për zgjerim në Këshillin e Evropës sillen me konsensus dhe nëse nuk ka pajtueshmëri të njërës nga 27 vendet-anëtare, procesi nuk mund të lëvizë përpara. Kështu që, derisa Republika e Bullgarisë nuk jep pajtueshmëri për miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjes së konferencës ndërqeveritare, kjo do të thotë se nuk ka konsensus dhe nuk mund të lëvizë përpara. Supozoj se në atë kontekst është vendosur çështja me Bullgarinë, jo si kusht I BE-së, sepse 26 vende anëtare ishin për tekstin e kornizës negociuese gjatë muajve të kaluar dhe për fillim të negociatave në dhjetor, kundër ishte vetëm Republika e Bullgarisë”, tha Osmani, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën për shtyp kushtuar regjistrimit të diasporës.
Ai thotë se tani për tani nuk ka asgjë të re lidhur me bisedimet me Bullgarinë. Fokusi ynë, potencoi Osmani, për momentin janë gjërat nga Marrëveshja me Bullgarinë për të cilat kemi më pak dallime, sepse, siç tha, është e qartë se politika në Sofje është e fokusuar në çështjet e tyre të brendshme dhe zgjedhjet të cilat do të mbahen së shpejti.
Por, potencoi ministri I Punëve të Jashtme, është mire gjatë kësaj periudhe të shfrytëzohen ditët që të komunikojnë institucionet sa I përket politikave sektoriale.
“Komisioni për çështje historike dhe arsimore gjatë ditëve të kaluara mbajti mbledhje, ato duhet ta miratojnë raportin vjetor për punë të këtij komisioni dhe ky dokument së bashku me planin e aksionit, I cili pothuajse është dakorduar, janë parakushte që të mbahet ky takim.
Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji, para tre ditësh në Forumin e Tiranës deklaroi se vendi ruajti hapin stabil në implementimin e reformave të BE-së., posaçërisht në pjesën e kushteve fundamentale, por se është “me rëndësi shpejtë të gjendet zgjidhja e përbashkët e pranueshme për çështjet bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”.