Në Gjykatën penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për rastin e “Llasakrcës” që ka të bëjë me aksidentin e autobusit i cili ndodhi më 13 shkurt 2019 ku jetën e humbën 16 persona, ndërsa u lënduan mbi 30 persona.
Të akuzuar janë Durmish Beluli, pronar i “Durmo Tursit”, përgjegjësi për transportin në kompani, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoill Trifunovski të cilët ngarkohen për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, si dhe tre të punësuar në stacionin për kontrolle teknike Igor Gjoergjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski për pjesëmarrje në të njëjtën vepër.
Rastin e udhëheq gjykatësja Dijana Gruevska Ilievska, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurori publik, Darko Jakimovski.