Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit hapi lëndë për furnizim të softuerit nga ana e ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski, konfirmoi sot kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska.
“Pas informative të paraqitura në medium, sot në kolegiumin tonë hapëm lëndë duke konsideruar se ka mjaft elemente për hulumtim të shkaqeve për furnizim të atij softueri, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër shkaku përse ai ende nuk është në përdorim. Dhe, ajo që ishte e rrezikshme nga aspekti ynë, komunikimi joadekuat mes institucioneve dhe mungesa e qasjes sistematike për konstatimin e nevojave, rreth të cilave ne vepruam edhe me iniciativën tone, ndërkaq pas zërit të arritur nga mediumet hapëm lëndë”, sqaroi Ivanovska, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas kontrollit të përbashkët në hapësirat e reja me zëvendëskryeministrin për lute kundër korrupsionit, Ljupço Nikollovski.
Në pajtim me procedure, theksoi ajo, lënda do të sistemohet tek njëri nga anëtarët dhe ai më tutje do t’i kërkojë të gjitha informatat e nevojshme për konstatimin e gjendjeve.
“Kurt të jemi gati me tërë hulumtimin, para opinionit do t’i paraqesim rezultatet tona”, deklaroi Ivanovska.
Zëvendëskryeministri Ljupçpo Nikollovski paralajmëroi se Qeveria sot do t’I kumtojë të gjitha hollësitë, faktet dhe argumentet për tërë rastin.
“Kryeministri dha përgjigje. Nuk do ta komentoj kryeministrin më pas. Është dhënë udhëzimi nga kryeministri të hulumtohet, të gjitha informatat dhe hollësitë sot do të kumtohen nga Qeveria dhe Sekretariati I përgjithshëm . Mediumet në mënyrë transparente do t’I marrin të gjitha informatat”, tha Nikollovski.