Kryeministri Zoran Zaev i hodhi poshtë akuzat për veprim joligjor në lidhje me furnizimet e vaksinave kundër Kovid-19 nga kompania kineze Sinofarm. Tha se për furnizimin e vaksinave është shkuar përmes firmave private, në këtë rast dhe përmes Pauer Çajna, ndërsa porosia është bërë përmes Ambasadës kineze dhe MPJ-së së Kinës në kërkesë të autoriteteve kineze.
“Absolutisht mohoj ç’farëdo lloj qëllimi të keq ose veprimi joligjor. Sepse në këtë periudhë kemi bërë përpjekje të furnizojmë vaksinë sipas të gjitha kanaleve të mundshme siç presin qytetarët tanë, një orë më parë. Unë mirëpo edhe ministri i Shëndetësisë e ka informuar opinionin se pas dy javësh pritje të aktiviteteve të Ambasadës kineze, ne direkt përmes Sinofarm nuk kemi mundur të kontaktojmë dhe porositëm përmes kompanive private të cilat MPJ nuk i konfirmoi dhe për atë edhe avansi ishte tërhequr. Tani presim të arrijnë porositë përmes MPJ-së së Kinës, gjegjësisht përmes Ambasadës kineze”, tha Zaev në pyetjen e gazetarëve në lidhje me shkrimet e gazetës italiane “La verita” për furnizimin e vaksinave kineze për shtetin.
Çdo vend, shtoi, bën përpjekje, dhe ne njëkohësisht kemi dërguar letër për qëllime, për interes, përmes dhjetëra kompanive private nga Austria, nga Britania e Madhe dhe Amerika, krahas kompanive zyrtare përmes ambasadave të cilat i kemi.
“Gjithsesi porositë që i kemi bërë, në rastin konkret me Kinën, janë me vërtetim dhe letër të Sinofarm me të gjitha dokumentacionet e rregulluara. Janë sjellur të gjitha vendimet e domosdoshme, por në fund u vendos se duhet të shkojmë përmes Ambasadës kineze, përmes MPJ-së së Kinës që të mund të realizohet vetë sasia prej 200.000 vaksinave të cilat janë porositur. Në rastin e parë kemi pasur edhe vërtetim të Ministrisë së Shëndetësisë të Kinës, por megjithatë i respektojmë qëndrimet diplomatike të RP miqësore të Kinës dhe për atë porosia tani është përmes Ambasadës dhe MPJ-së së Kinës”, tha Zaev, pas vizitës së “Ist Gejt Moll” Shkup ku zhvillohen aktivitetet ndërtimore.
Ai sqaroi se Qeveria ka bërë porosi edhe përmes kompanive private.
“Po, kemi bërë porosi dhe unë kam thënë na ndihmoi në të gjithë porosinë Pauer Çajna e cila është kompani amë e Sinohidro e cila i ndërton rrugët në Maqedoninë e Veriut. Një firmë tjetër kineze që nuk punon për momentin në infrastrukturë. Pauer Çajna është një nga nëntë kandidatët për Çebren. Kompania Xhinova në pronësi shtetërore të Kinës. Dhe prej atje bëjmë përpekje përveç Ambasadës”, deklaroi Zaev.