Qeveria solli vendim të vendoset orë policore, konfirmuan për MIA-n nga shërbimi qeveritar për shtyp. Vendimi është sjellë me propozim të Komisionit për sëmundje ngjitëse për shkak të numrit të rritur të rasteve të reja dhe personave të hospitalizuar nga Kovid-19.
Komisioni për sëmundje ngjitëse propozoi ora të vlejë prej orës 22:00 në mbrëmje deri në orën 05:00 në mëngjes, në periudhë prej dy javëve, sa një cikël epidemiologjik. Mendim I Komisionit është. Se kjo masë restriktive do të japë rezultate.
Ministri I Shëndetësisë, Venko FIlipçe dje deklaroi se analizat e Komisionit treguan se për shkak të mosrespektimit të masave, priten raste të reja të të infektuarve, por edhe numër të rriutur të të hospitalizuarve.
“Incidenca më së shumti është rritur në Shkup, Kavadar, Negotinë Prilep dhe në Ohër, Kjo reperkuohet në mënyrë që ka vale të rritur të pacientëve në spitale. Në Kavadar plotësisht është mbushur Infektivja dhe repartet shtesë dhe filloi të punojë edhe spitali modular. Njejtë është edhe në Prilep, ndërsa në Shkup çdo ditë ka numër gjithnjë e më të madh të rasteve që kërkojnë hospitalizim dhe prandaj në funksion u kthye edhe spitali modular afër Klinikës infektibe dhe sërish janë të gatshme të gjitha klinikat interne”, deklaroi Filipçe.
Sot, edhe ministri I Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, I pyetur nëse ora policore do t’I japë rezultatet e pritura, tha se edhe pse masat restriktive nuk janë të dëshiruara, megjithatë janë të domosdoshme në mënyrë që të ruhet shëndeti publik.
“Më mire është për një kohë më të shkurtë të kemi masa restriktive, se sa të kemi ngarkesë të plotë të sistemit shëndetësor”, deklaroi Spasovski.