Kuvendi nuk arriti të konfirmojë rendin e ditës së seancës së 34-të për shkak të mospasjes së kuorumit. Tre deputetë të shumicës qeveritare janë pozitivë në koronavirusin dhe për këtë shkak nuk kanë mundur të marrin pjesë në punën e Parlamentit, ka informuar kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi. Në sallë kanë qenë të pranishëm 59 deputetë.
“Të enjten e javës së kaluar vërtetuam se dita e sotme do të jetë për votim të pikave që kanë kaluar në debat. Për fat të keq, doemos të konstatoj se nga shumica janë të pranishëm 59 deputetë. Tre deputetë janë të pamundësuar të marrin pjesë në këtë seancë pasi janë të infektuar me koronavirus. Dy prej tyre kanë marrë vendim për izolim, pasi janë pozitivë në Kovid-19, ndërsa deputeti i tretë i cili ka simptoma pret rezultate”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi duke shtuar se për shkak të gjendjes shëndetësore të deputetëve sot nuk mund ta përcaktojë rendin e ditës.
Ai ka shtuar se votimi do të mbahet në periudhën që vijon pasi deputetët do të jenë me kohë të informuar.
Seanca parlamentare ka vazhduar me pikën e 67-të për Ligjin për duhanin të iniciuar nga grupi parlamentar i shumicës.