Përfaqësimi i grave në jetën publike , e veçanërisht në politikë, lë ende shumë për të dëshiruar. Edhe përkundër thirrjeve të vazhdueshme për barazi gjinore dhe përfaqësim adekuat, duket se kjo gjë nuk merret seriozisht nga Maqedonia e Veriut, e cila është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Institucionet dhe pozitat e larta shtetërore, shumë rrallë u besohen funksionarëve të gjinisë femërore. Ndërsa, rekordin për mospërfaqësimit e grave në qeveri e mban Bashkimi Demokratik për Integrim, shkruan Portalb.mk.
Në 8 përbërjet Qeveritare ku BDI ka qenë pjesë që nga viti 2002, kjo parti nuk ka emëruar asnjë grua në pozitën e ministres. Ndërkohë pozitën e zëvendëskryeministrit ia ka besuar vetëm një herë një gruaje, Teuta Arifit, e cila ka qëndruar për 3 vite në këtë pozitë. Kështu që, ndër vite, në listën e ministrave të propozuar dhe zgjedhur nga kjo parti, shohim vetëm emra meshkujsh.
2002
- Musa Xhaferi – zëvendëskryeministër për sisteme politike
- Ismail Dardhishta – ministër i Drejtësisë
- Milaim Ajdini – ministër i Transportit dhe Lidhjeve
- Rexhep Selmani – ministër i Shëndetësisë
- Azis Pollozhani – ministër i Arsimit
2004 (qershor)
- Musa Xhaferi – zëvendëskryeministër për sisteme politike
- Ixhet Memeti – ministër i Drejtësisë
- Agron Buxhaku – ministër i Transportit dhe Lidhjeve
- Rexhep Selmani – ministër i Shëndetësisë
- Azis Pollozhani – ministër i Arsimit
2004 (dhjetor)
- Musa Xhaferi – zëvendëskryeministër për sisteme politike
- Fatmir Besimi – ministër i Ekonomisë
- Azis Pollozhani – ministër i Arsimit
- Xhemali Mehazi – ministër i Transportit dhe Lidhjeve
- Sadulla Duraku – ministër i Bujqësisë
- Rizvan Sulejmani – ministër i Vetëqeverisjes Lokale
2008
- Abdilaqim Ademi – zëvendëskryetar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
- Fatmir Besimi – ministër i Ekonomisë
- Xhelal Bajrami – ministër i Punës dhe Politikës Sociale
- Bujar Osmani – ministër i Shëndetësisë
- Musa Xhaferi – ministër i Vetëqeverisjes Lokale
- Nexhet Jakupi – ministër i Ekologjisë
2011
- Musa Xhaferi – zëvendëskryeministër për Marrëveshjen e Ohrit
- Teuta Arifi – zëvendëskryeministre për Çështje Evropiane
- Fatmir Besimi – ministër i Mbrojtjes
- Blerim Bexheti – ministër i Drejtësisë
- Valon Saraçini – ministër i Ekonomisë
- Nevzat Bejta – ministër i Vetëqeverisjes Lokale
- Abdilaqim Ademi – ministër i Ekologjisë
2014
- Musa Xhaferi – zëvendëskryeministër për Marrëveshjen e Ohrit
- Fatmir Besimi – zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane
- Adnan Jashari – ministër i Drejtësisë
- Bekim Neziri – ministër i Ekonomisë
- Abdilaqim Ademi – ministër i Arsimit
- Lirim Shabani – ministër i Vetëqeverisjes Lokale
- Nurhan Izairi – ministër i Ekologjisë
2017
- Hazbi Lika – zëvendëskryeministër për Marrëveshjen e Ohrit
- Bujar Osmani – zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane
- Bulent Saliu – ministër i Drejtësisë
- Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë
- Sadulla Duraku – ministër i Ekologjisë
2020
- Bujar Osmani – ministër i Jashtëm
- Fatmir Besimi – ministër i Financave
- Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë
- Jeton Shaqiri – ministër i Shoqërisë Informative dhe Administratës
- Naser Nuredini – ministër i Ekologjisë
- Artan Grubi – zëvendëskryeministër dhe ministër i Sistemit Politik
Sa i përket, përfaqësimit në Kuvend, gratë nga kjo parti janë më shumë të përfaqësuara në krahasim me përfaqësimin në Qeveri. Megjithatë numri i deputeteve që zgjedhen për të përfaqësuar popullin në Kuvend vazhdon të mbetet ende i ulët. Kjo parti ka pasur më së shumti deputete gjatë përbërjes parlamentare 2014 – 2016, ku nga gjithsej 16 deputetë 6 kanë qenë gra. Po ashtu, edhe në përbërjen aktuale ka 6 deputete
2002-2006 – 15 deputetë
- Nazlie Dauti
- Selvije Saliu
- Semijal Hasani
- Teuta Arifi
2006 – 2008 – 13 deputetë
- Teuta Arifi
- Zimrete Jakupi
- Selvije Saliu
- Ajshe Selmani
2008 – 2011 – 18 deputetë
- Ermira Mehmeti
- Zymrete Jakupi
- Julijeta Marku
- Teuta Arifi
2011 – 2014 – 14 deputetë
- Vjollca Mehmeti – Nuredini
- Dëshira Imeri
- Ermira Mehmeti
- Julieta Marku
- Suzana Saliu
- Hajrije Misimi
2014 – 2016 – 16 deputetë
- Vjollca Mehmeti – Nuredini
- Kaltrina Azizi
- Mirsada Emini – Asani
- Nora Aliti
- Selvije Saliu
- Shpresa Hadri
2016 – 2020 – 10 deputetë
- Mirsada Emini Asani
- Shpresa Hadri
2020 – 2024 – 15 deputetë
- Arta Bilalli Zendeli
- Vjollca Ademi
- Merita Koxhaxhiku
- Rina Ajdari
- Fisnike Bekteshi – Shaqiri
- Arbana Pasholli
Kujtojmë se, sipas Kodit Zgjedhor aktual, listat e kandidatëve për deputetë janë të mbyllura, përkatësisht nuk votohet drejtëpërdrejt kandidati. Në këtë mënyrë, partitë politike shqiptare favorizojnë burrat në listat e kandidatëve për deputetë. Përkrah numrit më të madh të kandidatëve të gjinisë mashkullore që garojnë për deputet, meshkuj dominojnë edhe në pozitën e bartësit të listave. Në këtë mënyrë partitë politike shqiptare paraqesin femrat si kategori e dytë. Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, nga listat e kandidatëve me të cilat kanë garuar BDI, koalicioni Aleancë për Shqiptarët – Alternative dhe PDSH, në gjashtë njësitë zgjedhore, vetëm një kandidat bartës i listës ka qenë femër.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, ku jepen të dhënat e vitit 2018 rreth studentëve të diplomuar, në institutet shtetërore të arsimit të lartë kanë diplomuar gjithsej 7,847, prej të cilëve 4,549 kanë qenë studentë të gjinisë femërore. Në institutet shtetërore të arsimit të lartë, gjithsej kanë diplomuar 5,845 prej të cilëve 3,667 studente, ndërsa në ato private kanë diplomuar 2,004 prej të cilëve 868 studente.
Këto të dhëna flasin se vendi nuk përballet me mungesë të kuadrit të kualifikuar femëror, por se partitë politike ende ngurojnë që t’u besojnë pozicione të larta grave.