Ish-pjesëtari i njësive speciale të MPB-së – Igor Spasov, i dënuar me 14 vjet për vrasjen e Martin Neshkoskit, nga sot do të vazhdojë të vuajë dënimin me burg në INP – Idrizovë. Drejtori i burgut Idrizovë, Jovica Stojanoviq, konfirmoi për MIA-n se Igor Spasov para gjysmë ore është sjellë në institucionin ndëshkues përmirësues dhe është sistemuar në pavijonin e mbyllur të këtij burgu.
Kësaj i ka paraprirë një procedurë ekstradimi, të cilën e realizuar Ministria e Drejtësisë me autoritetet bullgare, pasi Spasov u arrestua në Sofje në fillim të muajit të kaluar.
Siç kumtuan nga Ministria, organet bullgare u përgjigjën pozitivisht në ekstradimin e Spasovit, të nënshkuar nga ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në datën 10 të muaji të kaluar.
“Me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë dërguar autoriteteve bullgare për ekstradimin e personit Igor Spasov në Maqedoninë e Veriut, më 26.02.2021 Gjykata e Qytetit në Sofje vendosi të lejojë ekstradimin e tij të menjëhershëm përsëri në vend”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.
Spasov u dënua me 14 vjet burg për vrasjen e Neshkovskit që ndodhi në sheshin e Shkupit gjatë kremtimit të fitores së VMRO-DPMNE në zgjedhjet parlamentare në vitin 2011.
MPB-ja ka shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar për Spasovin në fund të tetorit të vitit 2019 pasi ai nuk u kthye në burg pas përfundimit të mjekimit. Ai kërkohet për vuajtjen e dënimit me burg prej shtatë vjet e tre muaj, qëndron në ueb faqen e MPB-së.